Anjeli: Kalçiopoli ishte një farsë

16 Dhjetor 2010, 10:19Sport TEMA

Presidenti i Juventusit i është rikthyer edhe njëherë çështjes “Kalçiopoli”, duke thënë se e gjitha ishte një farsë. “Të gjithë e dinë çfarë mendoj unë për këtë. Ishte një proçes qesharak. Përfaqësuesit e Juventusit më thanë se madje nuk arritën të lexonin të gjitha dokumentet që dispononin”, është shprehur Anjeli. Sipas tij, kjo çështje duhet të zbardhet sa më shpejtë. “Në këto vite kemi abuzuar me durimin e tifozëve tanë, të cilët duan të dali e vërteta”, ka thënë presidenti i bardhezinjve. Anjeli është shprehur edhe për rinovimin e kontratës së Del Pieros, duke thënë se kapiteni juventin gëzon gjithë stimën dhe mirënjohjen e tij, por diskutimet për rinovimin do nisin pas pak muajsh, për të parë dhe gjendjen fizike të Del Pieros.

Lini një Përgjigje