Ançeloti: Nuk largohem nga Çelsi

16 Dhjetor 2010, 10:28Sport TEMA

Tekniku italian, Karlo Ançeloti, ka deklaruar se nuk do të largohet nga Çelsi të paktën deri në vitin 2012, kur dhe i përfundon kontrata. E ardhmja e Ançelotit është vënë në diskutim kohët e fundit, pas paraqitjeve të dobëta të Çelsit. Ançeloti ka shpjeguar dhe momentin jo të mirë që po kalojnë londinezët. “Problemi ynë janë dëmtimet. Këtë sezon na janë dëmtuar Aleks, Teri, Esien, Lampard dhe Drogba. Mund të them që është pak a shumë e njëta situatë kur u ndeshëm vjet me Interin. Të rinjtë nuk janë endë në lartësinë e duhur për të zëvendësuar të dëmtuarit”, ka thënë Ançeloti. Në lidhje me zërat e zënkave tek Çelsi, Ançeloti i ka mohuar ato, duke thënë se nuk janë të vërteta.

Lini një Përgjigje