Milan arrin akordin për Kasanon

17 Dhjetor 2010, 09:45Sport TEMA

Antonio Kasano që nga janari do të veshë fanellën e Milanit. Mediat italiane bëjnë me dije se agjenti i barezit, Xhiuzepe Bozo, është takuar me Adriano Galianin dhe Ariedo Braidën dhe kanë arritur një akord për transferimin e Kasanos në Milano. Ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2014 dhe do të përfitojë 3 milionë euro në vit. Presidenti i Sampdorias, Garone, ka rënë dakord për këtë transferim. Pengesa e fundit tashmë është Reali, të cilit Sampdoria i ka 5 milionë euro borxh për marrjen e Kasanos. Këtë pritet ta zgjidhin drejtuesit e Milanit, të cilët duhet të hyjnë në tratativa me Realin. Ndërkohë, afrimi i Kasanos praktikisht do të thotë që braziliani Ronaldinjo duhet të largohet nga Milani.

Lini një Përgjigje