Afrohet, edhe pse në mënyrë të ngadaltë, koha e rikthimit në fushë të holandezit të Bajernit, Arjen Roben. Bajerni i Mynihut shpreson që Roben të jetë gati për fazën e dytë të kampionatit, edhe pse holandezi nuk zbret në fushë që nga finalja e Botërorit të Afrikës. Deri muajin e kaluar Roben është stërvitur veçmas, ndërkohë që në janar, gjatë fazës përgatitore të Bajernit në Katar, Roben pritet që t’i bashkohet grupit. Besohet që Roben do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Bundesligës, kundër Volfsburgut.