Ibra: Askush si Van Basten

16 Dhjetor 2010, 14:49Sport TEMA

Që prej mbërritjes së tij në Itali, shumë e kanë konsideruar si Van Bastenin e ri. Por suedezi Zllatan Ibrahimoviç nuk mendon kështu. Sipas tij, asksh nuk është si sulmuesi holandez. “Për mua Van Basten është një legjëndë. Askush nuk mund të qëndrojë përkrah tij. Unë shpresoj që të bëj historinë tek Milani, ashtu siç ka bërë Van Basten”, është shprehur suedezi. Një ditë më parë edhe Van Basten ishte shprehur se këto krahësime janë të kota, pasi bëhet fjalë për dy lojtarë që kanë luajtur në epoka të ndryshme. Gjithsesi, Van Basten deklaroi se suedezi i ngjan pak, por më së shumti në aspektin fizik. Ndërkohë, Ibrahimoviç ka thënë se gjatë këtij sezoni dëshiron që të fitojë çdo kompeticion të mundshëm, pasi fitimi bën pjesë në karakterin e tij. Madje, Ibrahimoviç pohon përpiqet që të fitojë edhe ndeshjet në stërvitje. Ibrahimoviç nuk ka nguruar që të komplimentojë trajnerin Alegri, si dhe dy shokët e ekipit, Pipo Inzagi dhe Xhenaro Gatuzo.

Lini një Përgjigje