Lufta mes Milanit dhe Juventusit duket se nuk është vetëm në fushën e lojës, por edhe në shtyp. Drejtori i Juventusit, Bepe Marota, ka ironizuar kuqezinjtë, duke thënë se janë një ekip që varen nga një lojtar. “Milani më i fortë? Kampionati është ende i gjatë, por nëse Milani varet nga Ibrahimoviç, ne jemi një ekip që bazohemi tek e gjithë skuadra, aq sa kanë mundur të shënojnë gol pjesa më e madhe e lojtarëve. Ekipi ka përmirësuar dhe disa probleme në mbrojte që ka pasur në fillim. Por më e rëndësishmja është rikthimi i shpirtit fitues dhe besimit tek Juventusi”, ka thënë drejtori i bardhezinjve. Sipas Marotës, Juventusi gjithmonë ka si objektiv që të fitojë dhe për këtë, sipas tij, tashmë janë hedhur baza të forta.