Ambrozini: Juventusi, rivali ynë më i rrezikshëm

16 Dhjetor 2010, 12:45Sport TEMA

Kapiteni i Milanit, Masimo Ambrozini, sheh Juventusin si rivalin më të rrezikshëm në luftën për titullin kampion. “Juventusi është ekipi më i rrezikshëm, sepse është eliminuar nga Liga e Europës dhe tashmë do përqëndrohet në kampionat. Për më tepër drejtohet nga një trajner që ka dëshirë dhe mentalitetin e duhur për të fituar”, është shprehur kapiteni i kuqezinjve. Ambrozini nuk ka harruar as Interin, që sipas tij, do të luftojë deri në fund për titullin kampion. Juventusi deri më tani shihet nga specialistët italianë të futbollit si ekipi anti-Milan. Bardhezinjtë madje arritën që ta mposhtnin Milanin në “San Siro”, duke treguar forcën e tyre.

Lini një Përgjigje