Kaka: Shpresoj të rikthehem në janar

17 Dhjetor 2010, 09:54Sport TEMA

Braziliani Kaka duket se është i gatshëm për t’u rikthyer. Ylli i madrilenëve shpreson që të kthehet të luajë pas Krishtlindjes. Kaka këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje, për shkak të operacionit që bëri gjatë verës ne menisk. Trajneri Hoze Murinjo mezi po e pret brazilianin, aq më tepër që situata tek Reali duket se nuk është nga më të qetat, pasi mediat spanjolle shprehen se grupi i lojtarëve është i përçarë. Murinjo ka deklaruar se Kaka do të jetë përforicimi i duhur i janarit për Realin.

Lini një Përgjigje