Sulmuesi Asamoah Gian është shpallur lojtari më i mirë afrikan për vitin 2010. Sulmuesi ganez i Sandërlendit ka mundur që të lërë pas emra të tillë si Samuel Eto, Jaja Ture dhe Didier Drogba. “Jam shumë i lumtur. Nuk arrij ta besoj. Ka qenë shumë e vështirë ta fitoja këtë çmim, duke parë emrat që kisha përballë”, ka thënë Gian pas fitimit të çmimit. Kjo fitore për Gian më së shumti i dedikohet paraqitjes së tij në Botërorin e Afrikës, ku kombëtarja e tij, Gana, arriti që të shkonte deri në 1/8-at, një sukses historik ky i ekipeve afrikane.