Murinjo: Të stërvitësh Realin, sikur ke shkuar në Hënë

17 Dhjetor 2010, 12:00Sport TEMA

Portugezi Hoze Murinjo deklaron se drejtimi i Realit të Madridit është maksimumi. Murinjo pohon se të stërvitësh Realin, është sikur ke shkuar në Hënë. Deklarimi i Murinjos është për librin e gazetarit portugez, Luis Miguel Pereira “Bibla e Realit të Madridit”. “Të stërvitësh Realin, është njësoj si të shkelësh në Hënë. Ndihem sikur jam në Hënë, por me këmbë në tokë. Do të bëj çfarë është e mundur që emri im të futet në këtë libër dhe të qëndrojë gjatë. Dua ta shkruaj emrin tim me germa të arta në këtë libër, duke fituar shumë tituj me Realin”, ka pohuar trajneri portugez.

1 komente në “Murinjo: Të stërvitësh Realin, sikur ke shkuar në Hënë”

  1. Kalciani. says:

    Mos eshte ca egoist ky more,me duket se e paskan ne gjak keta portugezet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje