Behrami, gati largimi nga Uest Hem

18 Dhjetor 2010, 10:28Sport TEMA

Mediat angleze pohojnë se Valon Behrami do të largohet nga Uest Hemi. Mesfushori me origjinë kosovare duket se nuk hyn më në planet e trajnerit Avram Grant. Për këtë arsye, Uest Hem kërkon që ta shesë Behramin që në merkaton e janarit. Vlera e kartonit të kosovarit me pasaportë sviceriane vlen 5 milionë euro. Destinacioni i tij i mundshëm mendohet se do të jetë Roma, pasi prej kohësh është interesuar për të. Por edhe disa ekipe të tjera italiane, mes të cilave Juventus, kanë shprehur interesim për kosovarin.

Lini një Përgjigje