Karlo Ançeloti është shprehur se kërkon që të qëndrojë edhe 10 vjet në drejtimin e londinezëve të Çelsit. Kontratat e teknikut italian përfundon në vitin 2012, por e ardhmja e tij është vënë në dyshim serioz, pas rezultateve të dobëta në javët e fundit. “Shikoni çfarë kemi bërë sezonin e kaluar. Brenda meje mendoj se nëse mbajmë të njëtin nivel si sezonin e kaluar, atëherë përse të mos qëndroj edhe për 10 vite të tjera tek Çelsi. Pas kësaj që ka ndodhur gjatë javëve të fundit, shumë njerëz mendojnë se ky objektiv nuk ështe realist. Por unë nuk jam dakord”, ka thënë Ançeloti për “The Sun”.