Murinjo: Jam i lodhur nga indiferenca e Realit

20 Dhjetor 2010, 12:06Sport TEMA

Hoze Murinjo nuk mund t’u shpëtojë polemikave. Por kësaj radhe portugezi ka hyrë në polemika me drejtuesit e Realit, të cilit, sipas tij, nuk po e mbrojnë si duhet ekipin nga gabimet arbitrare. Murinjo i është referuar ndeshjes së fundit kundër Seviljas. Sipas murinjos, në këtë ndeshje janë bërë 13 gabime kundër Realit nga arbitri. Gabimet Murinjo i ka listuar në një letër. “Ky grup duhet mbrojtur më shumë, por ka persona që pëlqejnë të qëndrojnë më fshehtasi. Duhet të kërkoj një takim urgjent me presidentin e klubit. Tashmë është koha që të sqarohemi. Unë dua që të mbroj ekipin tim. Jam i vetmi që po e mbroj ekipin . Kemi lojtarë të shkëlqyer, si ata të formacionit, ashtu dhe ata të stolit. Deri më tani kemi bërë një punë të shkëlqyer, me përjashtim të ndeshjes kundër Barcelonës”, ka thënë Murinjo.

2 komente në “Murinjo: Jam i lodhur nga indiferenca e Realit”

  1. Dibrani_UK says:

    tranjer i madh por shume problematik.

  2. jack black says:

    tamom. trajner pordhac dhe menjemodh. jeton me hije i duket sikur e morin peng, i duket sikur ja bojn me dhune se tipare dylberi ka. i duket sikur e kan inot gjithe gjithe njerezit etj etj d.m.th ka fillu me i rreshqit truni para kohe per moshen qe ka. i lonte zoti Uraten qoftese iken per lesh para kohe

Comments are closed.

Lini një Përgjigje