Zenit me objektiv ambicioz, kërkon Lampard

20 Dhjetor 2010, 10:02Sport TEMA

Pas zërave mbi interesimin e Zenitit për portierin e Juventusit, Xhanluixhi Bufon, nga rusia flitet për një tjetër objektiv ambicioz të këtij klubi. Ekipi i drejtuar nga tekniku italian, Luçiano Spaleti, kërkon që të marrë mesfushorin e Çelsit dhe kombëtares angleze, Frenk Lampard. Por kjo vështirë se do të realizohet, duke qenë se mesfushori 32-vjeçar kërkon që ta mbyllë karrierën e vet në Londër. Për më tepër që kalimi i tij në Rusi do të ishte një hap në karrierën e mesfushorit anglez.

Lini një Përgjigje