Totenhem në gjurmët e Jakuintës

20 Dhjetor 2010, 09:48Sport TEMA

Prej kohësh anglezët e Totenhemit kanë qenë të interesuar për sulmuesin italian të Juventusit, Viçenso Jakuinta. Por tashmë duket se ata kanë bërë edhe një ofertë zyrtare. Sipas mediave, Totenhem u ka ofruar 4 milionë euro bardhezinjve për të marrë sulmuesin 31-vjeçar. Por, duke parë numrin e kufizuar të sulmuesve, zor se Juventusi do të hiqte dorë nga shitja e lojtarit. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse bardhezinjtë do të blinin një sulmues në janar.

Lini një Përgjigje