Bundesliga, mposhtet më në fund Dortmundi

18 Dhjetor 2010, 16:56Sport TEMA

Pas një ecurie mbreslënëse në kampionatin gjerman, Dortmundi është ndalur më në fund. Në javën e fundit të kësaj faze, Dortumi ka humbur në fushën e Frankfurtit 1-0. Goli i fitores për Frankfurtin është shënuar nga sulmuesi grek, Teofanis Gekas 3 minuta para fundit të ndeshjes. Në ndeshjet e tjera ndërkohë, Shalke 04 ka fituar 3-0 në fushën e vet ndaj Këlnit, falë një tre golëshi të shënuar nga spanjolli Raul Gonzales, duke falë kështu përfundimisht nga zona e ftohtë. Volfsburg dhe Verder Bremen kanë zhgënjyer në fushat e tyre, përkatësisht duke barazuar 2-2 me Hofeneimin dhe duke humbur 1-2 me Kaizerslautern.

Lini një Përgjigje