Bajerni interesohet për Glen Xhonson

20 Dhjetor 2010, 09:56Sport TEMA

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis Van Gal, ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit përforcime në merkaton e janarit. Holandezi duket se kërkon një mbrojtës të djathtë dhe sipas mediave gjermane, objektivi është anglezi Glen Xhonson. Ky i fundit i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e Liverpulit, Hodgson dhe ka kërkuar të largohet. Kartoni i tij mendohet se vlen 15 milionë euro. Për mbrojtësin e djathtë të kombëtares angleze interesohen edhe bardhezinjtë e Juventusit.

Lini një Përgjigje