Benitez rikthehet tek Liverpuli?

20 Dhjetor 2010, 13:53Sport TEMA

E ardhmja e Rafa Benitezit tek Interi është në dyshim të madh, aq sa mediat italiane bëjnë me dije se shkarkimi i tij është çështje ditësh. Për këtë arsye, tashmë kanë dalë dhe zërat e parë për destinacionin e mundshëm të spanjollit. Sipas “Daily Mail”, Benitez mund të bëjë një rikthim të bujshëm tek Liverpuli. Drejtuesit aktualë të ekipi anglez duket se nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit aktual, Rei Hodgosn, i cili nuk ka arritur ta ngjisë në majat e klasifikimit Liverpulin. Për këtë arsye, Hodgson pritet të shkarkohet. Dhe kush më mirë se Rafa Benitez mund ta zëvendësonte atë, duke parë që e njeh mjaft mirë ambientin e ekipit të Liverpulit. Ky rikthim i mundshëm mbetet për t’u vërtetuar në ditët në vijim, nëse do të ndodhë.

1 komente në “Benitez rikthehet tek Liverpuli?”

  1. Arbeni says:

    Hiqja Lenes, verja Prenes, keshtu eshte dhe kjo pune!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje