Akuilani: Juventusi mund ta fitojë titullin

21 Dhjetor 2010, 10:40Sport TEMA

Mesfushori bardhezi, Alberto Akuilani, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka deklaruar se Juventusi mund ta fitojë titullin kampion këtë sezon. “Unë dhe Juventusi jemi bashkuar për të fituar. Dëshira për t’u rikthyer në nivelet më të larta, është arsyeja që na bashkoi. Pavarësisht barazimit me Kievon, objektivat tona nuk ndryshojnë. Ne m und të fitojmë titullin kampion”, ka deklaruar mesfushori bardhezi. Akuilani që prej ardhjes tek Juventusi duket se ka rilindur, pas sezonit të dështuar tek Liverpuli, ku dhe u shoqërua me dëmtime të shumta. Ai është bërë një nga pikat më të rëndësishme të ekipit të drejtuar nga Luixhi Del Neri.

Lini një Përgjigje