Tieri Henri dhe Nikolas Anelka, të cilët kanë qenë pjesë e kombëtares së Francës në Botërorin e turpshëm të Afrikës, janë të vetmit lojtarë që kërkojnë të shpërblehen për pjesëmarrjen në këtë Botëror. Siç shkruan e përditshmja “Liberation”, ata janë të vetmit që nuk kanë nënshkruar dokumentin, i cili formalizon heqjen dorë nga shpërblimi për pjesëmarrjen në Botëror. Franca në Botërorin e Afrikës bëri një nga paraqitjet më zhgënjyese dhe skandaloze, ku lojtarët madje kërkuan që ta braktisin fare atë. Federata Franceze e Futbollit mori disa masa ndaj futbollistëve, duke pezulluar disa prej tyre, duke përfshirë edhe Anelkanë, që u pezullua për 11 ndeshje.