Tekniku i njohur italian, Enzo Bearzot, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Berazot u bë një nga njerëzit më të dashur në Itali, pasi me kombëtaren e Italisë arriti që të fitonte Botërorin e Spanjës në vitin 1982. Ky trofe për italianët ka qenë ndoshta gëzimi më i madh në historinë e futbollit, pasi në ato vite askush nuk e konsideronte Italinë si favorite.