Mediat italiane tashmë e bëjnë fakt të kryer: braziliani Leonardo do të jetë trajneri i ri i Interit. Drejtuesit e Interit nuk e kanë zyrtarizuar ende, pasi po punojnë që të zgjidhin kontratën e Benitezit me konsensus, në mënyrë që mos të paguajë pagën e spanjollit deri në përfundim të kontratës. Plani i Interit është që të vazhdojë me Leonardon deri në fund të sezonit dhe më pas do të vlerësojë nëse do ta mbajë edhe sezonin e ardhshëm. Nëse Leonardo nuk bind, atëherë mendohet një rikthim i bujshëm i Murinjos. Kjo është lënë të nënkuptohet edhe nga vetë ky i fundit. “Te Interi do të rikthehesha, por shpresoj që mos të ketë nevojë për mua”, ka thënë portugezi.