Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, ka deklaruar për BBC-në se Premier Liga e tërheq. “Premier Liga më tërheq, pasi aty luajnë disa nga lojtarët më të mëdhenj, edhe pse më duhet të them se Seria A mbetet kampionati më i vështirë”, ka deklaruar portieri i bardhezinjve. Lidhur me të ardhmen e tij, Bufon është shprehur se nuk është momenti i duhur për të folur mbi këtë temë. Kohët e fundit është folur për një kalim të mundshëm të Bufonit tek anglezët e Mançester Junaited. Këto zëra janë përforcuar edhe nga deklaratat e trajnerit të Juventusit, Luixhi del Neri, i cili ka thënë se për momentin portieri titullar është Storari dhe Bufoni duhet ta fitojë formacionin në fushë.