Tashmë është zyrtare. Rafa Benitez nuk është më trajner i Interit. Spanjolli ka pranuar që të zgjidhë kontratën në mënyrë konsensuale me drejtuesit e zikaltërve. Benitezi pas prishjes së kontratës ka falenderuar të gjithë, duke nisur nga tifozët, deri tek presidenti i Interit, Masimo Morati. Ky i fundit nga ana e vet ka deklaruar se largimi i Benitezit ishte i pashmangshëm, sidomos pas deklaratave të spanjollit pas përfundimit të ndeshjes finale në Abu Dabi. Morati ka thënë se pasardhësi i Benitezit tek Interi do të jetë një prej emrave që qarkullojnë nëpër mediat italiane. Emri më i mundshëm për të zëvendësuar Benitezin është ai i brazilianit Leonardo.