Suedezi Zllatan Ibrahimoviç nuk resht së habituri me deklaratat e tij. Që raporti i tij me Guardiolën nuk ishte perfekt, kjo gjë dihej, por që të arrinte deri në deklarata kërcënuese, askujt nuk ja priste mëndja. Ibrahimoviç, siç bën me dije radio “Ona FM”, në momentin kur do të firmoste për kalimin tek Milani, u ka deklaruar drejtuesve të Barcelonës që, “thojini Guardiolës të mos më dalë përpara, ndryshe do ta thyej në mes”. Suedezi ka pat deklaruar në një moment se, “nuk e firmos largimin nëse nuk ja thoni këto fjalë Guardiolës, që do ta thyej në mes. Këtë nuk mund ta bëj në Katalonjë, sepse nuk mundem, por nëse e shoh në Europë, do ta bëj këtë gjë”. “Mundo” është përpjekur që ta qetësojë situatën, duke thënë se këto fjalë kanë qenë në kuptim figurative dhe më së shumti kanë pasur të bëjnë me përballjen sportive. Gjithsesi, Guardiola tashmë e mori paralajmërimin: duhet të mos t’i dalë përpara suedezit.
Comments are closed.
Qenka bo dhe ky ballkaniku prej Bosnie qe na hiqet si Suedez ma zi se Sale RRUMPALLAi yne, me force me dhune me dhune MADE IN BALLKAN !!!!
ANDI,NESE SALE RUMPALLA TALLET ME KAQOLE SI TI.PO TI NE C’GRUP FUTESH?
Po a nuk mundeni me nej pa e permende nji here Salen ?
A eshte e domoadoshme qe edhe ne sporte te futet emri i tije?
sec mu kujtua nje barcolete shkodrane e para shume viteve :-Takohen dy shoke dhe i pari e pyet te dytin -Ke le ne shtepi kur dole?-I dyti pergjigjet :-Nanen ,baben dhe Rrikard Larjen/
Rrikard larja luante rolet kryesore ne te gjitha filmat shqiptare te kohes dhe ishte bere si i shpise,tani edhe salen …Ju lutem mos e futni gjithkun se po bahet i shpise e…hajde qite ????
I ben thirrje gjaku,ballkan hesapi,e kemi trunin skic.