Venger: Më pëlqen Bekam, por nuk kam vend për të

24 Dhjetor 2010, 12:11Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka deklaruar se Dejvid Bekam i pëlqen si lojtar, por nuk ka ndërmend që të marrë tek ekipi i vet, pasi nuk ka hapësira në formacion. “Mund ta marr në konsideratë afrimin e Bekam, por do të jetë e vështirë, pasi aktualisht kam Uellkot, Nasri, Arshavin, Roziçki dhe Ebue, të cilët mund të luajnë nga krahët e mesfushës”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit. Bekam aktualisht është në kërkim të një ekipi, për shkak se kampionati amerikan ka përfunduar. Ish-kapiteni I kombëtares angleze kërkon një ekip deri në qershor, në mënyrë që të ruajë formën e tij sportive.

Lini një Përgjigje