Zyrtare, Leonardo është trajneri i ri i Interit

25 Dhjetor 2010, 11:46Sport TEMA

Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas largimit të spanjollit Rafa Benitez. Siç ishte folur gjatë ditëve të fundit, ai është braziliani Leonardo. Ky i fundit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2012 me zikaltërit. Prezantimi zyrtar i Leonardos pritet që të ndodhë më 29 dhjetor. Ndërkohë, përveç Leonardos, Interi është shumë pranë afrimit të një tjetër ish-milanisti. Bëhet fjalë për mesfushorin Kaka, i cili duket se nuk ka më vend tek Reali. Drejtuesit e Interit e kanë konfirmuar faktin se kanë nisur negociatat për sjelljen e brazilianit në Milano. Këtë radhë jo tek Milani, por tek rivalët e tyre të përjetshëm, Inter.

Lini një Përgjigje