Runi zbulon talentin shqiptar

24 Dhjetor 2010, 14:51Sport TEMA

Uejn Runi, njëri prej futbollistëve më të suksesshëm për momentin në futbollin anglez, e ka shpalosur talentin që kur ishte fëmijë, fillimisht duke shkelmuar topin nëpër rrugët e qytetit të Liverpulit.

Duke mos harruar fëmijërinë e vështirë dhe dëshirën për t’u bërë futbollist, çdo vit në bashkëpunim me stacionin televiziv SKY, ai zhvillon një konkurs për të zbuluar talente futbolli. Këtë vit, në edicionin e tretë të konkursit “Futbollistët e rrugës të Uejn Runit” u paraqitën 3 mijë persona, nga të cilët u përzgjodhën 100 dhe më pas 10, ku mes tyre ishte edhe një shqiptar.

Shpresim Vulaj, i cili jeton në Londër, kaloi me sukses të gjitha fazat e konkurrimit, duke mbërritur në finale, ku morën pjesë tre konkurrues.

19-vjeçari i veshur me një bluze të kuqe dhe shqiponjë të zezë, është duartrokitur nga të pranishmit, mes tyre shume shqiptarë, në finalen e zhvilluar në Mançester dhe të ndjekur nga miliona britanikë përmes SKY. Shkodrani Vulaj, i cili ka shpalosur një teknikë të lartë në gjuajtjen e topit, është renditur i treti, pasi është përpjekur të japë maksimumin gjatë një ushtrimi të vështirë. Express

3 komente në “Runi zbulon talentin shqiptar”

  1. KROI says:

    Ngordhi koha kur talentet shqiptare me luften e klasave digjeshin kot ne burgun komunist shqiperi,tani ata perparojne ku ta kene talentin si ndjek nga pas biografia qe nxihej nga legenet komuniste se i konkuronin femijet e popullit dhe kelyshet e zyrave ngeleshin prapa.
    Kroi.

  2. Sillo says:

    Ngjan si Tom Cruise.

  3. Frederik says:

    Bravo Shpresim ! Te uroj suksese te larta ne karrieren tende sportive !

Comments are closed.

Lini një Përgjigje