Hoze Murinjo vazhdon që të flasë për të shkuarën e tij, Interin. Këtë radhë portugezi ka komentuar emërimin e brazilianit Leonardo si trajner i Interit. Murinjo është shprehur se Leonardo është një trajner i madh dhe për këtë arsye duhet mbështetur nga të gjithë. Fjalë të mirë këto nga ana e portugezit, ndryshe nga sa pat ndodhur me emërimin e Benitezit në krye të Interit. Atëherë Murinjo shprehej “një gjë është e sigurtë, Benitez nuk ka për të bërë më mirë se unë”.