Baptista liron vendin për Behramin tek Roma

28 Dhjetor 2010, 11:47Sport TEMA

Fati i Valon Behramit është i lidhur me atë të brazilianit Baptista. Kjo, pasi kosovari mund të shkojë tek Roma, vetëm nëse kryeqytetasit shesin Baptistën. Ky i fundit po kërkohet me këmbëngulje nga Malaga, e cila pritet të ofrojë 2.5 milionë euro për brazilianin. Sapo të përfundojë ky operacion, Roma do të nisë tratativat për marrjen e Behramit, pasi do të kishte një vend të lirë për të, por mbi të gjitha edhe shumën e nevojshme. Largimi i Behramit nga Uest Hem tashmë është një fakt i kryer, pasi kosovari i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit. Ai madje nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme kundër Evertonit.

Lini një Përgjigje