Maradona, trajneri i Fulhamit?

28 Dhjetor 2010, 11:08Sport TEMA

Mediat britanike bëjnë me dije se legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, mund të jetë trajneri i ardhshmë i Fulhamit. Sipas tyre, Maradona do të vijë në Londër, në mënyrë që të diskutojë me pronarin e klubit, Al Faied. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por të dhënat tregojnë se tashmë kanë nisur tratativat. Ditë më parë flitej që Maradona mund të ishte edhe trajneri i Blekbërnit, por kjo gjë nuk ndodhi. Maradona është lidhur dhe me një emërim të mundshëm në krye të kombëtares së Iranit, duke parë miqësinë e tij me presidentin e këtij vendi, Mahmud Ahmedinexhad.

Lini një Përgjigje