Verifikimi i mospranisë së gazetarëve, ka qenë puna e parë e cila është bërë në mbledhjen e udhëheqjes se PDK-së me strukturat partiake të degës së Skenderajt, të mërkurën mbrëma, pra dy ditë para arritjes së Vitit të Ri 2011, në sallën e Kuvendit Komunal, në të cilën mungonte zërimi e ngrohja. Por, mungesa e tyre është kompensuar me kritikat e zjarrta si asnjëherë më parë të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi.
Praktika e mospranisë se gazetarëve dhe e kritikave të nxehta të Thaçit ka vazhduar edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, kur janë mbajtur nga tri takime brenda dite në fshatrat e Runikut, Klinës se Epërme e Çirezit, për të vazhduar më pastaj, siç u bë e ditur, fillimisht në Skenderaj dhe për të vazhduar në orët e mbrëmjes në rajonin e Likocit.
Pasi në këto takime gazetarët kanë qenë të padëshiruar, nga burime brenda takimeve, gazeta ka mësuar se Thaçi në fjalët e tij ka qenë mjaft kritik për rrjedhën e procesit të votimit të 12 dhjetorit dhe për këtë ka akuzuar në rend të parë komisionarët, por edhe kandidatët për deputetë, të cilët, sipas tij, janë fajtorët kryesorë të rrjedhës jo të duhur të procesit të votimit më 12 dhjetor.
Gjithnjë sipas burimeve të gazetës, Thaçi ka konstatuar me nervozizëm se veprimet e tyre i kanë dhënë imazh të keq procesit zgjedhor në këtë rajon. Ai citohet të këtë thënë se kishte informacione edhe për atë se disa kandidatë që nuk vijnë nga komuna e Skenderajt kanë organizuar blerjen e votave në këtë komunë.
Thaçi i kishte “shastrisur” mbi 11 kandidatë për deputetë nga kjo komunë kur ka treguar se asnjë nga ata nuk ka hyrë në 30-shin e parë të listës së PDK-së për Kuvendin e Kosovës, që do të thotë se ju ka shkuar mundi kot për të siguruar karrige parlamentare. Mjaft kritik ka qenë edhe ndaj kandidatëve që kanë reaguar përmes medieve lidhur me këto manipulime.
Pasi në këto takime nuk janë lejuar diskutimet, një anëtar i rëndësishëm i strukturave të këtushme partiake mospajtimin e tij e ka shprehur për Kohën Ditore, duke thënë se “ata që kanë reaguar ndaj manipulimeve duhet të lavdërohen e jo të kritikohen”.
Mësohet se tërthorazi Thaçi ka thënë se në mesin e kandidatëve të kësaj komune mungon cilësia, dhe prej tyre ka veçuar vetëm 3 sish, të cilët “kanë kualitete dhe cilësi për të zënë ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Burimet citojnë Thaçin të këtë thënë se “nuk i duhet fitorja me vota të vjedhura dhe se për vota të tilla nuk ka pasur nevojë asnjëherë”, kurse e vetmja gjë që ka kërkuar ka qenë qe të dilet në mënyrë masive në votimet e 9 janarit.
Ndryshe, procesi i votimit të dielën e ardhshme do të përsëritët në tërësi në komunat Skenderaj, Drenas e Deçan, dhe pjesërisht në komunën e Malishevës e të Lipjanit. Në KKZ kanë paralajmëruar mundësinë që pas rinumërimit të votave në Qendrën e Rinumërimit, votimi të përsëritet edhe në vendvotime dhe komuna tjera të Kosovës. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e se dielës fillon të mërkurën dhe ajo zgjat 3 ditë.
Comments are closed.
O Thaci shtepin e ke Hage shko vete me mire, Ramushin ti e kalle ne hage, ti dhe Sala “Ne hage do te vdisni..
po ta akuzsh me korrupcion thaqin eshte e pranushme !por te kerkosh ta dergosh ne hage kete mund ta kerkoj vetem nje simpatizant i LDK apo serbis !thaqi eshte ai qe deshem apo nuk deshem na pelqeu apo nuk na pelqeu e duam apo nuk e duam njeriu qe do mbetet ne histori si udheqsi i delegacionit te kosoves ne rambuje ku u vendos per fatin e kosoves edhe pse ishte me i riu ne delegacionin e kosoves si krminister in kosoves se ju deshen vetem 2 muaj ta shpall pavarsin e kososves si lideri i vetem i ballkanin qe ka hyr me se shpeshti ne shtepin e bardh dhe qe eshte quajtur XHORXH WASHINGTONI i kososves nga nenkrytari i amerikes!prandaj kur shum prej neve ne kosve edhe nje polic i vetem na hynte ne shtepi na fynte na shante ai dhe shum te tjer rroken pushken kaluan kufirin me shqiprin ne bor ne shi dhe dhe kontribuan aq sa kishin mundesi sepse ne ti gjithe i dim mundsit qe kishin te luftosh kunder tankes me nje kallashnikov eshte e pa mundur
nuk i duhet fitorja me vota të vjedhura dhe se për vota të tilla nuk ka pasur nevojë asnjëherë”, Po ta bente kete deklarate edhe Sala ne shqiperi pas zgjedhjevee te 96 nuk do te kishim vjedhje votash ne zgjedhjet pas atyre te ketij viti.
Por e keqja eshte se sala u thote komisionereve te tij me duhet fitorja me cdo kusht edhe me vota te vjedhura edhe me rrahje te edhe me blerje me te te gjitha menyrat.
Ketu ndryshon Thaci nga Sale komunisti.
po thaqit nuk ka pas nevoj me vjedh vota ne drenic sepse edhe 10 her te perseriten zgjedhjet nuk undet me marr lidhja demokratike as edhe 1 vote !ai kish pate nevoj me i vjedh ndoshta ne prishtine ne podujev ne gjakove !
A jeni ne vete apo jo? Nuk ka krahasim Thaci me nje malok shpelle si Berisha..
Kur e ka pa Thaçi rrezikun që i vie nga vjedhja, i kritikon hajnat përse s^kanë qenë më të aft e më të pa diktueshëm.Kjo se çfarë thot është mbulesë dhe një farë arsyetimi pasi që siç thot populli …”u zunë me pelë për dore…” Ata që i besojnë fjalëve të Hashim thaçit janë: si aj, ose pa tru ose interesin e përfitimin e kanë në shpirtë.
Nuk mundet Hashimi me i fshehur gjitha të bamet me pozitë e kërcënime e ato janë shumë dhe dihen, para, gjatë e pas luftës e deri në ditët e sotme. Pasqyra më e mirë për këtë shif kosovën ku e kanë pru. Papunësi, skamje, mjerim, terr e tmerr, ndërsa për vete dhe simpatizuesit e aktivistët e tij gjithë të mirat e të drejtat…
Pse slejohet hulumtimii pasurive të tyre, edhepse atë e kanë në emra e mbiemra të tjerë, ndërsa fitimin dihet kush e mbledhë..
ooowww nxensi i sali -udb -se , ky plera eshte cerri i politikes serbe, i intereson veriu i mirtovices te jet hane me kater porta , se ndryshe nuk ben dot kontrabanten , sa i zgjuar je more shpellar ,, dhe ti ne nje qyp me salen do katandisesh …