Artdashësi Sanader

30 Dhjetor 2010, 13:11Rajoni TEMA

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, Krishtlindjen e kaloi i vetmuar, në burg, njësoj siç do ta kaloj edhe festën e Vitit të Ri. Me gjasë, një prej arsyeve që gruaja e tij Mirjana, dhe vajza e vogël Bruna nuk mund ta braktisin Zagrebin, mbase lidhej edhe me një ngjarje që e pasoi Krishtlindjen. Nga vila e Sanaderit në qendër të Zagrebit, me urdhër të prokurorit shtetëror, policia kroate konfiskoi shumë vepra artistike.
Veç policëve, në shtëpinë e Sanader qëndroi edhe një historian arti, i cili po iu ndihmonte organeve të ndjekjes në vlerësimin e pikturave artistike që u konfiskuan prej atje. Pikturat e konfiskuara do të mbesin në pronësi të shtetit derisa përmes procesit gjyqësor kundër Sanader të mos dëshmohet fajësia e tij për përvetësimin e parave të shtetit, me qëllim të financimit të Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), kryetar i së cilës ishte Ivo Sanader.
Vlera e pikturave të konfiskuara vlerësohet të jetë disa milionë euro.
Koleksioni i orëve të dorës të ish-kryeministrit kroat nuk është vlerësuar ende.

“EXPRESS”

7 komente në “Artdashësi Sanader”

  1. ani says:

    kete meritojne te gjithe ata qe e konsiderojne vendin e tyre burim pasurimi personal. Lus Zotin qe te vendoset drejtesi edhe ketu qe me pas te ndihemi europiane te vertete dhe jo te genjeshtert si tani.

  2. Besimi i arratisur says:

    Kush do ta beje ne Shqiperi?!!!

  3. psikopati says:

    Kur do vleresojne kravatat e krye…misrit shqiptar ,e mbani mend pardesine kolektive qe vishte para 15 vjetesh?,´tani ndryshon cdo dite kostumet dhe kravatat ,me cfare rroge ,me parate qe vjedh nga energjia elktrike apo te fishekeve te Gerdecit ,e keni pare si lrekoset me kemishat me manceta ne bruksel duke kaluar doren tek floket ky trrapi yne,

    1. ermal komini says:

      Kur iku nga presidenca ne vitin 1997 mori me vehte qilima, kolltuqe, mokete, piktura nga mobilimi i zyres.Kur ishte pedagog ne fakultet me kujtohet i shkelte keq kepucet dhe i dukej kemba nga corapja e leshit e grisur.Sado te vishet firmato ai ec shtrember duket qe ka mbetur trung.

  4. ben says:

    Po halli jone si do shkoje?

  5. alba tod says:

    Halli jone si popull eshte ne udhekryq perseri si ne 1945…Per mbrojtjen e Demokracise, Lirise, Prones, Drejtesise, etj, ja vlen te sakrifikosh sa here qe nevojitet, dhe kete radhe nuk kemi pse te presim perseri 50-vjet. Mos harrojme asnjehere proverbin brilant: “Liria nuk dhurohet por fitohet”.
    God Bless Albanian People for Freedom and Democracy in the New Year 2011.

  6. enverhoxha says:

    PO UNE E MBROJTA SHQIPERINE MI ALBA,,KY PO E SHET DHE PO PASUROHET ME KLIKEN E VET,,UNE PUNOVA PER ,,SHQIPERINE,,RROFTE KOMANDANTI LEGJENDAR ENVER HOXHA,,VDEKJE TRATHTAREVE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje