Procesi zgjedhor i 12 dhjetorit ka qenë i lënduar, tha dje ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Këto komente Krasniqi i bëri gjatë një përmbledhjeje të punës së institucionit të presidentit për vitin 2010.
Krasniqi tha se zgjedhjet e fundit u përcollën me shumë vërejtje e pakënaqësi dhe, si të tilla, nuk i kanë kënaqur pritjet e qytetarëve dhe institucioneve.
“Unë do të dëshiroja një rezultat tjetër zgjedhor. Në mënyrë të veçantë, do të dëshiroja që këto zgjedhje të ishin pa vërejtje edhe nga pala vendore, edhe nga ajo ndërkombëtare. Na vjen keq që ky proces zgjedhor ka qenë i lënduar, por dua të shpresoj dhe besoj se institucionet e pavarura zgjedhore, institucionet kushtetuese që kanë përgjegjësi për ta çertifikuar rezultatin përfundimtar zgjedhor, t’i bëjnë korrigjimet e mundshme”, tha Krasniqi.
Comments are closed.
nuk na dilnin palacot e politikes shqiptare , merua na ben leksione dhe per keta kokthumbat e politikes kosovare…
Por cfare lenduar o Krasniq leshi? Ajo eshte vrare, por ti si prof.doktor adhamuti, e gjen shpejt gjuhen me pushtetin.
Per mendimin tim ky eshte nje deklarim korrekt. Por po ta krahasosh me presidentin tone qe nuk guxon te beje nje deklarate per zgjedhjet. Populli paguan nje institucion presidencial dhe ne raste te tilla ai duhet t’i jape nje pergjigje popupullit – cfare behet kur parlamenti nuk fuksionon, cfare roli ka presidenti ne kete rast?
Ato deklarata qe ai ben i bejne te gjithe, ne fakt a na duhet nje president kukull? Ka ardhur koha per president te zgjedhur nga populli e me teper kompetenca.
ESHTE ne stadium
Po te marresh mesime nga saliu keshtu do ti keni zgjedhjet
Me vjen sinqerisht keq per disa komentues qe jane shume te caket ne mendime. Ai ke dhene mendimin e sakte per zgjedhjet, por institucjonet e pamvarura te Kosove le te bejne detyren, si pershembull gjykatat. Ato mund te vendosin dhe ti nxjerrin zgjedhjet e 12 Dhjetorit te pavlefshme. Aty eshte dhunuar demokracia.
Kush i ka dhunurar zgjedhjet, te denohet penalisht. Kryetari i PDk-se te jape doreheqjen se ka 2 akuza ne supe: manipulimin e zgjedhjeve dhe akuzat e Dick Marty-it. Te sqaroje te dyja pastaj te kthehet ne politike.