OSBE: Qendrat e paraburgimit në Kosovë, të mbipopulluara

29 Dhjetor 2010, 10:31Rajoni TEMA

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka vlerësuar se kushtet jetësore në qendrat e paraburgimit në Kosovë, janë në nivel të kënaqshëm, ndonëse janë disa çështje që kërkojnë shqyrtim adekuat nga institucionet përkatëse. Mëtutje, në raportin e publikuar nga OSBE-ja, thuhet se mungesa e hapësirës dhe mbipopullimi në këto qendra, duhet të zgjidhen në një numër të qendrave të paraburgimit. “Duhet bërë përpjekje për të siguruar se madhësia e qelive të jetë e përshtatshme për numrin e të burgosurve dhe të përmbushen standardet ndërkombëtare”, ka thënë Susan Heintz, drejtore e departamentit për të drejtat e njeriut dhe komunitetet në OSBE.

Lini një Përgjigje