Mesazhi i fortë vjen nga kryetari i Gjykatës Supreme në Kosovë, Fejzullah Hasani. Në një intervistë, ai ka deklaruar se ka dhënë urdhër që brenda dy muajsh, gjykatësit të kenë trajtuar të gjitha ankesat për manipulime në zgjedhje. Hasani thotë se gjykatësit kanë shumë punë, por atyre iu është thënë se duhet të mbarojnë patjetër çështjet e manipulimeve zgjedhore. Hasani thotë se kjo duhet të jetë përparësi. Sipas tij, është e patolerueshme që të njëjtët persona vazhdojnë të abuzojnë me votën, ashtu si në vitin 2007 edhe në vitin 2009, dhe nuk marrin asnjë ndëshkim.
Comments are closed.
Mesazhi eshte shume i drejte nqs duam te vendosim A e demokracise.E njejta gje duhet te behet edhe ne shqiperi.Te ndeshkohen edhe hajdute te votes se vitit 2009 duke filluar nga ata qe dhane urdher per vjedhje votash e deri tek komisioneret po ashtu edhe ata komisionere te majte qe per disa interesa te tyre shiten votat e opozitareve.
Nqs nuk denohen vjedhjet e votave kane per te vazhduar.Precedenti i vjedhjes se votave qe futi Sali Berisha me 26 Maj 1996 nuk mund eleminohet pa ndeshkim te forte.
DO TE DOJA TE DEGJOJA NJE GJYKATES APO NJERI TE DREJTESISE NE SHQIPERI TA THOTE KETE ME ZETE LARTE.FRIKA JU KA HYRE NE PALCE SHQIPTARE.MALLKOJENI SA TE DONI KOHEN PARA 91 DHE KA SHUME PER TE THENE PER TE.PO SOT C’FARE NDOSH ,A JENI ME TE LIRE APO LIRIA ESHTE VETEM NJE ILUZION.
Te ndeshkosh manipuluesit me voten e popullit ne Shqiperi eshte e thjeshte. A jeni ne gjendje te coni mjeshtrin e manipulimit Sali B para drejtesise? Jo, se nuk ka drejtesi se ai e ka sabotuar drejtesine dhe cdo institucion te pavarur ne menyre konstante e e qellimshme. Nje gje mjaft pozitive ne Kosove qe manipuluesit te shkojne para drejtesise.