Shefi i Institutit për Mjekësi Ligjore, Forenzikë dhe Kriminologji në Shkup, Aleksej Duma, ka shprehur dyshime të mëdha për akuzat e raportuesit të KE-së, Dik Marti, për nxjerrjen dhe trafikimin e organeve nga ana e UÇK-së gjatë periudhës së vitit 1999. Në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Utrinski Vesnik”, Duma theksoi se dyshon që akuzat janë të sakta njofton agjencia e lajmeve INA. “Nuk mund të ulen dy budallenj dhe të fillojnë të nxjerrin organet njerëzore dhe t’i shesin pastaj. Kjo nuk shkon kështu. Në raste të tilla duhet të funksionojnë sisteme të zhvilluara dhe specializuara mjekësore, edhe ato të nëntokës, duke filluar nga sigurimi i informatave për tipizimin e qelizave të pranuesit të organit, komunikimi, transporti dhe kalimi i barrierave doganore. Unë nuk jam i sigurt se këto akuza mund të jenë të sakta (për shembull në rastin e Hashim Thaçit, ndoshta është ndonjë konstruksion me prapavijë politike”, theksoi Duma, duke shtuar se janë të nevojshme kushte për nxjerrjen e organeve nga trupi i njeriut. “Patjetër duhet të ketë sallë operacioni, patjetër duhet të sigurohen të gjitha kushtet për sepsë dhe antisepsë. Metoda për nxjerrjen e organeve është metodë e standartizuar dhe ajo nuk jep shumë shanse për improvizime. Organi i nxjerrur mund të transplantohet në trup tjetër, mirëpo ai mund të transportohet në kushte të rrepta në institucion tjetër shëndetësor. Në raste ilegale unë nuk di se a mund të bëhet kjo. Por mund të garantoj se në salla obduksion,i sidomos operacionet e tilla, janë të pamundura të realizohen. Është e nevojshme sallë në nivelet më të larta të dezinfektimit, për të ruajtur organin nga infektimet dhe nga traumatizimet”, theksoi shefi i Institutit për Mjekësi Ligjore, Forenzikë dhe Kriminologji në Shkup .
Comments are closed.
ah more gomar , ato qe pretendohen qe jan ber nuk esht se jan ber ne malet e kukesit apo ne ndonje malesi tjeter, por jan ber ne spitalet e tiranes o tope, ato organe tani jan shnderuar ne jeta njerzish,por ti aq di dhe aq thua
Drino duket se je gje e zgjuar dhe specialist ne kete fushe .Urime per kompetencen profesionale dhe ne djall vafshin te gjithe autoritet sh kencore nga do qe jane .Urime dhe njehere per shkallen e larte te informacionit qe ke.