Thaçi: Koalicioni do zyrtarizohet pas 9 janarit

25 Dhjetor 2010, 11:29Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do ta zyrtarizojë koalicionin qeverisës një javë pas 9 janarit, kur dhe do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve. Ai ka deklaruar se përveç Vetëvendosjes dhe LDK-së, është i hapur që të përfshijë në koalicion të gjitha partitë e tjera. Thaçi është shprehur se LDK-ja duhet ta harrojë idenë e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa nuk ka nguruar që t’i bëjë edhe disa sugjerime kreut të kësaj force, Isa Mustafës, për të refermuar dhe ndryshuar partinë që ai drejton. Ndërkohë, Thaçi nuk ka përjashtuar as mundësinë aqë të takohet në Hagë me Ramush Haradinajn.

Lini një Përgjigje