Familja e kryeministrit po transferon shumë para në Çeki

25 Dhjetor 2010, 18:47Rajoni TEMA

Ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht kryetar i Partisë së Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski ka theksuar se shuma të mëdha parash po  transferohen nga Maqedonia në një bankë çeke nga ana e familjes së kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

“Kemi dyshime se në organizim të Sasho Mijallkovit, Vllatko Mijallkovit, Nikolla Gruevskit, Drejtorisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike nga Maqedonia, po transferohen shuma të mëdha parash që përfundojnë në një bankë çeke”, theksoi Boshkovski.

Ai paraqiti dokumente se drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është pronar edhe i një kompanie private me seli në Pragë.

Boshkovski hodhi dyshime edhe për posedimin e një banese nga nëna e kryeministrit Gruevski në pjesën elite të Pragës, për të cilat të dhëna ai kërkon formimin e një komisioni me ekspertë vendorë e të huaj për të hetuar këto dyshime.

1 komente në “Familja e kryeministrit po transferon shumë para në Çeki”

  1. Kris says:

    Udheheqes ballkanike Berisha,Thaci e te tjere.Lexova nje artikull ku autori bente fajtor per c’do gje qe ndodh eka ndodhur ne Kosove e Shqiperi nje njeri me mbiemer sllav,Lubonja.Une nuk kuptoj se si nje njeri me fare mend ne koke mund te mendoje e jo me te shkruaje te tilla pacavure.Besoj se Z. Lubonja eshte nje demon qe Blendi u mundua ta vere nen kontrollin e Berishes kunder Rames.Por Kosova e Shqiperia jane ne kete gjendje ‘qe te vjen turp te jesh shqiptar prej Sales dhe Thacit qe po i merr mesimet e Berishes si nje nxenes shembullor.Ne ,shqiptaret e ndershem ,se maskarenjte jane me berishen e Thacin,duhet ta kuptojme se kombi yne do nje shkundje te madhe qe te clirohemi nge nje regjim qe do te thoja eshte me i keq se nazizmi apo komunizmi.Do te rojme e do te shohim tragjedine e Sales dhe Thacit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje