Autostrada e “kombit” në funksion e tëra

25 Dhjetor 2010, 18:17Rajoni TEMA

Segmenti rrugor Myç-Mamez-Fushë-Dukagjin, pjesë e autostrades Rreshen-Kalimash-Morin, është në funksion që nga e shtuna. Ashtu siç ishte paralajmëruar, segmenti i vetëm rrugor i pa përfunduar Myç-Mamez-Fushë-Dukagjin, pjesë e autostrades Rreshen-Kalimash, është lëshuar per qarkullim, ndërkohë që ceremonia e paralajmëruar nuk është zhvilluar për shkak të angazhimeve të kryemnistrit Sali Berisha me rastin e Krishtlindjeve, por edhe për faktin se këtij segmenti rrugor i mungon sinjalistika e domosdoshme per t’u konsideruar si rrugë – autostradë. Burime pranë kompanisë ndertuese “ Alb-Building” bejnë të ditur se ceremonia e munguar të shtunën mund të zhvillohet të martën, më 28 dhjetor. Drejtues të kompanisë “Alb Building” kanë bërë   të ditur se koha me shi, ka bërë të pa mundur vijëzimin e autostradës. Për momentin ka përfunduar vijezimi  vetëm duke ndarë  rrugen në dy pjesë, ndërkohë që rruga është me katër kalime. Vijëzimi i plotë , sipas tyre do të realizohet ne kushte moti të përshtatshme.

Afati i përfundimit të punimeve në këtë aks rrugor ka qenë  për një periudhë prej 18 muajsh, por në fakt ka zgjatur 34 muaj,  ose dy herë më shumë se afati i përcaktuar në kontratë. Ky segment ka qenë më i kushtueshmi i autostrades Rreshen-Kukes-Morin, pasi shtrihet  në një terren tepër të thyer, duke kaluar neper shpatet shkëmbore të zonës.

“KOHA DITORE”

7 komente në “Autostrada e “kombit” në funksion e tëra”

  1. Ermal Komini says:

    Nderim per popullin shqipetare, poziten dhe opoziten per konsensusin e ndertimit te kesaj Aorte kombetare. I uroj popullit shqipetare suksese dhe lumturi. Shpresojme se edhe aorta te tjera do te ndertohen kryq e terthor kombit tone ILIR.

  2. taf bytyci says:

    Mos u ngut o Ilir te na thuash se; kjo rruge eshte “aorta” e kombit, sepse ka kushtuar mbi 1.2 Miliard EURO, qe eshte nje vjedhje ne radhe te pare e pastaj nje rruge autostrade me cilesi e gjatesi qe nuk e justifikon aspak cmimin qe po pagon ky “komb” (e kam fjalen kryesisht per popullin e shqiperise). “Aortat” lidhese per nje komb, por dhe per ate qe jemi ne Europe duhen dhe do behen edhe te tjera, por vjedhjen dhe dhunen e mashtrimit per vleren e tyre nga kushdo Qeveri qe eshte apo do jete; Ne si popull (apo komb) nuk duhet ta pranojme e ta lejojme. Demokracia, eshte ligji mbi te gjitha dhe jo fjalet alla-komb emocional per te mbuluar vjedhjet dhe mashtrimet.

  3. Atdhetari says:

    Eshte e domosdoshme qe cdo investim qe shpenzimet financiare jane shume te medha te investigohet,por fatkeqesisht opozita qe duhet ta beje kete eshte e korruptuar,por le te shpresojme se do te vij dita kur do te zbardhen gjerat dhe te korruptuarit do te perballen me drejtesine, do marin denimin e merituar.

  4. irena says:

    Ju qe shkruani kot pa pare asgje por pasi keni lexuar ZP shkoni njehere deri ne Morine e pastaj na shkruani eset tuaja!

    1. mali says:

      te luumt irena se shumica ketu jon ata qe lezojn ZP

      1. Besim says:

        E kam bere une kete rruge shume shpesh Irena dhe Ermal dhe ZP-ne nuk e lexoj kurre. Dhe eshtre pikerisht kjo ceshtja qe shumica e njerezve nuk kane kalua ne ate rruge e ndoshta nuk do kalojne kurre, sepse nuk kane ku te shkojne.Shkoni njehere tani e shihni sa makina janeam frike se i numeron me gishtat e nje dore. Ndrekohe qe vetem dje ka patur 8 te vdekur ne aksidente se nderkohe qe shpenzon 1 ,mld Euro ne nje autostrade ke rruget e tjera ku kaljone me dhejtra mijera mjete ne dite pa minimumin e sigurise.

  5. Alba says:

    Sa here do ta inauguroje sala kete rruge?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje