Vetëvendosje: Qeveria Thaçi po e ndihmon Serbinë

27 Dhjetor 2010, 09:19Rajoni TEMA

Lëvizja “Vetëvendosje” ka qenë e para që ka reaguar për vizitën e zyrtarëve të lartë serbë në ceremoninë e shugurimit të peshkopit Teodosije në Kishën Ortodokse të Prizrenit, duke thënë se Serbia po vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë.

Sipas kësaj lëvizje, në punën e saj po i  vjen në ndihmë si gjithmonë edhe Qeveria në dorëheqje e Kosovës. “Serbia siç e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional.

Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiqit po e vazhdon punën e kësaj aty ku e kishte lënë po kjo kishë nën Nikolla Pashiqin dhe Sllobodan Millosheviqin. Por, kësaj radhe edhe me ndihmën Qeverisë së Kosovës. Së fundi Hashim Thaçi nuk rresht së deklaruari për gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, ndërkohë që Tadiqi ka filluar të tregohet më i matur pas deklaratave të pakushtëzuara të Thaçit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, transmeton KTV-ja.

2 komente në “Vetëvendosje: Qeveria Thaçi po e ndihmon Serbinë”

  1. Gjakova says:

    Tash nuk kemi problem,e kemi kufinin hapur dhe ja msyjme te gjithe per Durres,tash jane bashku shkijet e bute dhe te fort,serbija me hashim tacin.

  2. leon says:

    Nuk ka se cfare ben Thaci!!Keshtu e ka UDHEZUAR BERISHA,AGJENTI NR.1 I SERBISE!!!Kjo eshte regjizura serbe,qe ka per qellim ZHDUKJEN E SHTETEVE SHQIPTARE DHE BASHKIMIN “VULLNETAR” ME SERBINE!!!A e shikoni se EUROPA nuk po e trazon Berishen,megjithese ka KRYER KRIME MONSTRUOZE KUNDER POPULLIT DHE HISTORISE SONE????

Comments are closed.

Lini një Përgjigje