Veriu i Kosovës, i pakontrolluar nga institucionet shtetërore, ka fuqizuar mafian, e cila përfiton miliona euro nga importimi i produkteve, nga Serbia në Kosovë.
Qeveritarët janë dorëzuar para saj. “Ata janë më të fortë se ne. Duhet që EULEX-i ta ndalojë”, ka thënë ministri në largim për Ekonomi e Financa, Ahmet Shala, shkruan gazeta “Koha Ditore”. Sipas tij, “mafia biznesi në veri”, ka qenë më e mobilizuar se vetë mekanizmat shtetërore dhe ka arritur të lobojë që të mos të punohet në shkatërrimin e saj. Veprimtaria kriminale e këtyre grupeve të biznesit e menaxhuar nga strukturat paralele në veri, sipas ministrit Shala, nuk ka mundur të ndalej as nga qeveria e vendit e as nga EULEX-i. “EULEX-i edhe mund ta ndalojë, nëse ka vullnet për ta bërë këtë”, ka thënë Shala. Ai nuk ka mohuar edhe përfshirjen e korporatave të biznesmenëve shqiptarë në këto grupime mafioze që kontrollojnë veriun e vendit. Por fillimisht, sipas tij, duhet t’i ndalohen rrugët “mafias së veriut”, e më pastaj të shikohet se kush ka përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit. Nga Serbia në Kosovë, brenda një viti futen mallra në vlerë prej qindra miliona eurosh, një sasi e madhe e së cilës është naftë dhe produkte ushqimore. Për kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, fuqizimi i mafias së veriut ka ardhur nga ndihma që i kanë dhënë asaj biznesmenë e politikanë shqiptarë. “Politikanët që kanë dhënë përkrahje, janë ata që financohen nga korporatat që janë importuesit më të mëdhenj nga ajo zonë”, ka thënë Gërxhaliu. Ai ka akuzuar korporata që, sipas tij, drejtohen nga njerëz që kanë shfaqur ambicie për t’u përfshirë në politikë dhe janë përfshirë në listat për deputetë.
Comments are closed.
ZGJOHU, ZGJOHU O populle frikacak…Sali serbi te beri femijen prostetut, djalin te burgosi ne bodrumet e grekut, Te solli (kolonel Janollaton) Te nxori eshtrat e teparve, qe luftuan me grekofonet, Te shiti gjithe “CKA” ke serbet ke dajollaret e Shkelzemit, muljona euro mer Sala me Fazllicin per DETIN…CPERISNI Cobenet rumun e bene ate qe dushe bere me Causheskon,,Eshte shume kollaj te mberthejme 3, tre kryqe kryqe Aty ne kali Skenderbeut…