Kurti: Nuk i përjashtojmë as demonstratat

30 Dhjetor 2010, 22:05Rajoni TEMA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kjo lëvizje do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 janarit.

Megjithatë, ai ka thënë se do të presë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa dhe të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat dhe kallëzimet penale të bëra nga Vetëvendosja dhe pastaj “do të vendosin për veprimet e mëtejme, nëse do të marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës”.

Kurti i ka thënë Kosovapresit se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë institucionale dhe joinstitucionale, duke mos i përjashtuar as demonstratat.

“Për neve politika është populli, e populli nuk duhet të jetë vetëm brenda institucionit, do të jetë rreth e rrotull institucioneve, çdoherë, kudo”, ka thënë Kurti.

“ZERI”

15 komente në “Kurti: Nuk i përjashtojmë as demonstratat”

  1. Petrit Kola says:

    Bashkimi eshte Shpetimi!
    Ne se nuk harrihet Bashkimi vdekjen e kemi te sigurt.
    Pa u cliruar Tirana dhe Prishtina nuk ka Bashkim.
    Clirmi i Tiranes dhe Prishtines eshte kusht.

    1. Dicka nuk po shkon ketu... says:

      Te lumte Petrit, te ligjerofshin nipat ne shqiperine natyrale…

  2. Epirioti says:

    Mos iu nda popullit, gjuhes se popullit dhe trumbeto ate qe degjon nga njerezit gjithmone e njerezit do i kesh gjithmone pas vetes. Vazhdo keshtu se emri yt po rritet ne te gjite shqiptaret e kombit shqiptar ne ballkan, por edhe ne diaspore. Te lumte, dhe zoti te bekofte!

  3. Frederik says:

    Bravo Kola.

  4. tekniku says:

    Merre shtruar zoti KURTI.Leri menjane demonstratat dhe kercenimet ne se do qe njerezit te te ndjekin pas .TAKE IT EASY.

    1. Fadili says:

      Eshte koha per ndryshime…nuk mund te vazhdojme ti mallkojme paraardhesit..e te mos bejme asgje per pasardhesit…ne meritojme jete me te mire por ajo nuk mund te arrihet me politiken dhe pushtetaret aktual…ata qe e duan shqiperine e re evropiane do te shkojne pas vizionit te Albin Kurtit..
      Ne nuk duam qe Ballkani te kete frike nga ne dhe askush tjeter, ne duam thjeshte te jetojme me dinjitet dhe begati ne atdheun tone. ne duam te jemi Zot ne shtepine tone…qysh eshte serbi. greku apo malazezi etj. ne shtepine e vet…kaq! Duam ate qe na takon qe kur lindem si njerez! Nje jete dinjitoze per shqiptaret kudo qe jane!

  5. SKENDER BEU says:

    ALBIN JE NE RUGE TE DREJTE DHE KE PERKRAHJEN E TE GJITHE SHQIPTARVE QE DUAN BASHKIMIN NE KUFIJTE NATYRALE SIPAS PLATFORMES SE SHQIPERISE NATYRALE.VAZHDO ME GUXIM DHE TRIMERI DHE DO SHOHESH QE DHE TE GENJYERIT NGA THACET ,BERISHA META DHE KODOSHE TE TJERE DO TE VIJNE ME TY PALE ATA QE TE BESOJNE QYSH NE FILLIM.LUMI FORCOHET KUR MER ME VEHTE GJITHE UJRAT E PEREJVE ,PA CKA SE ME TO BASHKOHET DHE NDONJE UJE KANALI I TURBULLT.SITE FORCOHET LUMI UJRAT NE RRUGE E SIPER KULLOHEN DHE LUMI ECEN PERPARA ME I PASURUAR.RROFTE SHQIPERIA NATYRALE.

  6. Naser says:

    Qendro keshtu Albin Kurti mos u mashtro per nje grush parashe. Idealet e tua mos i shit per para. Bashkimi i dy vendeve tona do ta beje te gjithe ballkanin te kete frike. Por pa larguare ata te mallkuare qe kane zene Shqipnin per fyti dhe se leshojme nuk e ke te lehte. Te pershendes shume perzemersisht si ATDHETARI ME I MADH I KOMBIT TONE.

  7. brace says:

    Albin kurti,mendoje se je njeriu me i domosdoshem per kombin SHQIPTARE,me aqe se te keshe mundesi,lufto pa drejtesite,mashtrimet, manipulimet, qe behen nga antishqiptaret,komunistat e spiujte,je e ardhmja e kombit.Te lutem te jeshe i kujdeseshem,te mos biesh pre e ktyre ndytesirave komunistave e spiujve,qe sjane te pakte ne kombin tone,siqerishte nga zemra te uroje suksese,si politikan i ri,i guximshem e i pa thyeshem.

  8. zz says:

    forcat me te mira ne Kosove dhe Shqiperia do protestojne shesheve ne Janar…mafia le te festoje neper zyra

  9. irdi says:

    albin eshte e vertet qe je njeriu me i domosdoshem i kombit shqipotar duhet te cluftosh te fjithe korupsionin deri ne themel dhe te jesh i paperkulur se ke mbeshtetje nga te gjithe shqipetaret e dershem.Te ty shqiptaret shikojn liderin e ri te kombit,sinqerisht te uroj nga zemra suksese.

  10. Fadili nga Gjermania says:

    Albin, je bere shpresa dhe krenaria e shqiptareve. Zoti te ruajte e te prifte e mbara!

  11. lilo labja says:

    Albin je drita jeshile qe shohim ne fund te tunelit !Nuk ka mundesi te mos linde trima e patriote ky komb.Nje udheheqes duam dhe pastaj ta shikojne forcen e popullit .Ka djeme e vajza te zote shqiperia qe do ju tregojne vendin ketyre mafiozeve.Jam dakort me zz te mbushim sheshet “mjafte ne roberi moj e mjera shqiperi ,o djeme rembeni armet ja vdekje ja liri .JEMI TRIMA SHQIPETARE VDESIM PER LIRI !,ESAT PASHET KETU VEND SKANE RROFSH MOJ SHQIPERI !RROFTE SHQIPERIA NATYRALE§.

  12. Illo says:

    Llogjika dhe largpamesija jote , jane fizionomija e se arthmes . Vendi ka nevoje per te tille burra , qe me sa duket erdhi dita te dalin ne balle te popullit.Pozicioni yt mbetet model i politikanit te virtutshem . Te tille karaktere jetojne per komunitetin dhe nuk vdesin. Kurre mos u terhiq nga disfatat provizore !

  13. timo says:

    Albin, ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe këmbëngulje. Për djem si ju ka nevojë kombi. Përshëndetje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje