Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas ngjarjes së 1 janarit në Malishevë, duke e cilësuar atë si krim të rëndë, me pasoja tragjike për familjen e të vrarit dhe të plagosurve. Ajo ka kërkuar që të mos politizohet ngjarja. “Sot, më tepër se kurrë, është e nevojshme të mos e humbim kthjelltësinë si shoqëri dhe të dallojmë se ku janë problemet e vërteta të Kosovës. Problemet personale nuk duhet të politizohen dhe as problemet politike nuk duhet të personalizohen”, thuhet në komunikatë.
Më tutje Vetëvendosje thotë se dënon këtë akt që rezultoi me një vrasje dhe dy plagosje, shpreh keqardhjen e saj, si dhe ngushëllimet për familjen e të vrarit dhe të plagosurve. Ky reagim i kësaj lëvizje vjen pas akuzave të ndërsjella që kanë ndodhur ndërmjet degës së saj në Malishevë dhe asaj të PDK-së për zgjedhjet e fundit të 12 dhjetorit.
Atëbotë, Vetëvendosje pati kumtuar se në qendrën e votimit në Bajë është sulmuar vëzhguesi Hazir Krasniqi, “i cili është grushtuar dhe shqelmuar nga militantë të PDK-së. “Pas rrahjes, Hazir Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga Behlul Limaj (i afërt i Fatmir Limajt), i cili në tentativë e sipër është kapur nga policia duke ia drejtuar revolen Hazir Krasniqit”, thuhej në atë komunikatë.
Kryetari i Komunës s? Malishevës, Isni Kilaj ka dënuar sulmin ndaj familjes Limaj të ndodhur dy ditë më parë. Kilaj ka vlerësuar se vrasja e babait, n? prani t? f?mij?ve t? tij, ?sht? vepër krimi e terrori.
“Sulmi, vrasjet mizore, torturimi i familjes Limaj i shokoi t? gjith? qytetar?t e komun?s s? Malishevës. Sulmi ishte sjellje dhe veprim mesjetar. Ne, t? gjithë qytetarët e komunës s? Malishev?s, q? njihet si vend i qetë dhe dashamirës, distancohemi nga k?to veprime t? shëmtuara. Ngjarjes s? 1 janarit i parapriu politika nxitëse e deklaratave t? Albin Kurtit dhe Glauk Konjufc?s, t? cilat duhet t? jen? argumente t? fuqishme p?r drejt?sin? q? duhet t? marrin veprime t? duhura ligjore. Un? b?j thirrje p?r maturi p?r t? gjithë n? k?to raste”, thuhet në komunikatën për shtyp.
Policia e Kosovës ka publikuar emrat e të arrestuarve për ngjarjen e së shtunës në Banjë të Malishevës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe djemtë e ish kryetarit të Malishevës, Gani Krasniqi. Në një komunikatë për media të policisë thuhet se ata po mbahen në paraburgim për rastin e fundit, ndërsa edhe një tjetër është në kërkim.
Të arrestuarit janë Emin Gani Krasniqi, Berat Imer Karsniqi, Durim Ilaz Krasniqi, Sylejman Gani Krasniqi, Mehedin Gani Krasniqi, Hazir Skender Krasniqi, Shkumbim Skender Krasniqi, Dardan Skender Krasniqi, Ilaz Ramadan Krasniqi, Ramë Ilaz Krasniqi, Astrit Sheremet Krasniqi, Ilir Hisen Bytyqi.
Gani Krasniqi ka marrë pjesë në zgjedhje si kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Policia e Kosovës brenda 24 orëve pas tragjedisë në restorantin Kështjella ka vënë në pranga 12 persona, ndërsa vetëm njëri prej tyre është në arrati. Policia ka bërë të ditur se si provë materiale janë konfiskuar edhe dy armë automatike të tipit AK47.
Burime brenda policisë i kanë thënë portalit Indeksonline se shumica e të arrestuarve janë nga fshati Carrallukë e komunës së Malishevës, të afërt të ish kryetarit të Malishevës, Gani Krasniqi, i cili në zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit ka qenë kandidat i “Vetëvendosjes” për deputet. Dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer tmerrin e natës së 1 janarit, kur rreth 15 persona kanë hyrën në ambientet e restorantit, kanë rrahur viktimat e më pas kanë shtënë me armë. Madje i vrari, Skender Limaj, është qëlluar në sy të tre fëmijëve të tij, dy djemve dhe një vajze, që të gjithë të vegjël. Dy të plagosurit e tjerë janë i vëllai, Azem Limaj dhe nipi, Ilir Behlul Limaj.
Comments are closed.
Jam nje lexues nga maqedonia keshtu ce nuk mbaj as krahun e pdk e as asaj te vetevendosjes,po shkruaj per kete ce lexoj nuk di cfar ka ndodhur gjat procesit zgjedhor si dhe qysh ka cen problemi. por te vrasish prindin ne sy te femijeve do te thot te kesh po ate zemer si te qetnikve ce bene masakra gjat luftes.shpresoj qe drejtesia kosovare do tju ape denimet maksimale sic dhe e meritojne.
JEPI VETVENDOSJA COJE DERI NE FUND MISIONIN TEND TE PERCARJES,E KE VELLANE TEND NE SHQIPMERI O ALBIN KURTI,KE SALI BERISHOVICIN QE TE MBRON TY DHE TE GJITH JU O TE MJERE.JAM ISIGURT QE TI O ALBIN ME TE GJITHE ATA QE TE NDJEKIN JENI SI ATA TRIMA KOSOVARE QE IKET NGA LUFTA DHE ERDHET NE AMERIKE NGA FRIKA DHE PYESNIT SHQIPTARET E SHQIPERISE SE A DO SHKOSHIT TE LUFTOSHIT PER KOSOVEN QE SHUME SI JU E BRAKTISET DHE TANI NA SHISNI MEND ME BASHKIMIN ETNIK.MJAFT I SHERBYET SERBIT O TE MJERE
Albin, dëshiroj të paralajmëroj se ne njihemi, madje mirë. Gjatë viteve, 80-ta ne bisedonim për situatën në Kosovë, ti ishe i ri, sa kishe filluar shkollimin. Mënyra se si e përcillje bisedën tonë tregonte se kishe interesim që të dëgjosh ato që fliteshin atëbotë.
Pra kam të drejtë që të them se kohëve të fundit po gabon më rëndë sesa je vet i rëndë.
Nëse ke këshilltarë ndërroj, nëse nuk ke, gjej disa të pjekur. Kështu si je nuk je mirë sepse po i dëmton anëtarët e Lëvizjes sate. Anëtarët e virgjër të Levizjes pa të drejtë je duke i mbushur me pezm anti Hashim,. Ca në ndeshje komunikacioni, ce në demonstrata dhe tashti gjatë fushatës paszgjedhore po të vdesin, lëndohen dhe burgosen anëtarët, vetëm e vetëm pse ti ke mbushur me inat në Hashimin. Besoj se do ta marrësh parasysh këtë vrejtje shumë miqësore nga Aqifi.
po ku ishte vella ky albin kurti ne kohen e luftees rrinte ne prishtine ka qen 21 vjeqar ndersa plot te ri 18 vjeqar kishik kapu pushken me braojte familjen!po nuk eshte ky aq patriot sa duket babi i tij eshte bisznismen i njohur qe ter biznisen e bene me serbi
Aka mendje te ftota kombi shqiptar ku po e con politika shqiperine dhe kosoven ,jemi i vetmi komb ne Europe qe luftojme njeri tjetri ,gjer kur boll,kjo i ben qefin serbveve dhe grekve .Vetem per cva politikane te pangopur hajdute ordinere te rendomte jeni gati ta coni popullin ne lufte.Mjaft me hipokrizi ku ishit ju trimat e Vetevendosjes me pare nuk e kuptoni se pa nje alat te madh si USA nuk mundt te arrijme asgje ,mos u beni vegel e te tjerve te shtrrijme kembet sa kemi jorganin thote nje fjale e urrte e popullit.
Fjala vetvendosje eshte me e madhja pas asaj te MEVETESISE(pavaresise), ndaj Albin vazhdo te jesh kritike, se pa kritike cdo lloj pushteti behet diktature, si ne rastin e Shqiperise ku nuk ka me kritika por vetem ledhatime pushtetit per nje cope kocke me shume. Ke dhene shembuj atdhedashurie ndaj mos u tut nga fjalime coroditese prane pushtetit te Thacit. Te gjithe keni vlera te medha, por tani loja le te behet politike dhe jo kacakeshe. Urime te gjitheve vllezerve ne Kosove nje vit te mbare dhe ne OKB si antar me te drejta te plota.
keto ndodhi ne Kosove jane per faqe te zeze te lidershipit te kosoves qe nen shembullin e Berishes ne shqiperi tensionon situatat deri ne ate fare shkalle.turp per Thacin dhe te gjithe lideret qe dolen nga lufta .Se pari te punojne per unitet ,bashkim e vellaserim,te punojne per zhvillim emireqenie te popullit te raskapitur kosovar e te mos bejne aleance me mafien shteterore shqiptare e per me teper te mos marin instruksione nga kupola dhe kumbaret ne shqiperi.Nuk e meriton populli heroik i kosoves qe ka mbajtur ne kurris peshen me te madhe ndaj expansionit sllav karshi trojeve tona qe te vuaje akoma,Jane turpe te qeverise kur deklarohet se kosova ka nivel te larte korrupsioni.Lufta nuk u be per karrike e per pasuri ,por per mireqenie e begati.Dalja fitues ne zgjedhje nuk eshte per tu festuar ,por per te reflektuar dhe shtrydhur trute si te behet me mire puna dhe se pune nuk ka pak.
Hak e ka pasur se paska provokuar e kercenuar vete i pari gjate zgjedhjeve.
Eshte vlere ta mbrosh e shpagosh voten e lire edhe me gjak.
Albini me ambiciet e smeura shizofrene dhe me mikratimin e Rerxhep shetitesit her me thaqin e here me ramushin e tash se fundi me albinin arrtyen te fusin ne vrasje dy familje te SHQIP[TARE.Vrane baban para femijeve ne nje sulm kaqakesh per hater dhe deshire te semure te Albin psikopatit dhe deshtakut.Albini duhet te pajtohet me friken e tije nga lufta qe ishte dhe tani me politik perqrese e te padenje s’mundf ta rifitoje rastin e humbur ne lufte.Kulleri me kultur beogradfi dhe me mesime sllave don me ba revolucion….
Ore po te marim shembull dhe ne ketu ne shqiperi
duke pas parasysh klimen zgjedhore qe krijoi qeveria e thacit,manipulimin ne mase te zgjedhjeve kam mendu per ndonje revulocion ne kosove.vrasja e ketij te fundit eshte krykeput gjella qe gatun Limajt me shoket e luftes.flm
Mungesa e drejtësisë së mirëfillt në zbatimin e saj në jetën e përditshme përmes institucioneve shtetërore përgjegjëse, krijon mundësi dhe hapësirë për keçpërdorimin e pozitës, detyrës, lindë dhe zhvillon lakminë e pa kufizuar për t`u pasuruar, vjedhur e grabitur kah dhe si të mundet, duke u fshehur pas imuniteteteve të pozitave të zënë politike a partiake, dhe kështu që degzimi, shtrirja dhe zhvillimi i krimit të organizuar dhe keçpërdorimeve kalonë nga një epidemi e rrezikshme në pandemi, që për fat të keq e ka përfshi Kosovën qe sa kohë, nga mos zbatimi i drejtësisë.
Veprimet që bazohen në interesa vetiake, familjare, farefisnore, klanore, partiake a grupore, për të marrë pozitë, e pushtet për të krijuar karrjerë e pasuri, pa mund dhe meritë, por me dredhi, ndërskamca, kërcënime dhe veprime të liga, si rezultat ka zënka dhe si pasojë ka viktima, sepse lakmia, smira dhe karrjerizmi pa djersë e mund në kurriz të popullit në forma dhe mënyra të ndryshme ndikojnë në zhvillimin e rrjedhave negative me pasoja dhe përmasa të rënda e afatgjate.
Është e dhimbshme, trishtuese të bëhën vrasje siç po bëhen tek ne, po këtyre u paraprijnë keçpërdorimet, vjedhjet dhe kërcënimet e bëra gjatë votimeve, e politikajt e partive të ndryshme në Kosovë krekosen se ka pasur zgjedhje të ndershme dhe demokratike… e që janë nxitësit dhe fajtorët kryesor..!
Derisa ne mirremi me vet veten si pjellë e veprimeve të cekura, fati i atdheut ka mbet që të tjerët të përcaktojnë si të dojnë, pasi që me veprimet e deri tashme institucionale shtetërore kjo u dëshmua, me rastine e ngjarjeve që po ndodhin e do të ndodhin dhe me rastin e Mitrovicës, që jep me kuptuar se çështja e atdheut është vazhdimisht në rrezik..!
o albin kurti me bashkpuntorin glauf konjufsa prezencen e femieve mi ban keto tmerre masakruse ti po kerkon bashkim komtar ne anen tjeter po qel varreza trea !!!!!!!