Analisti i njohur britanik, Tim Judah, ka thënë për BBC-në se se izolimi i Kosovës mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Sipas tij, rreziku më i madh potencial në rajon gjatë vitit 2011 është Kosova. “Rreziku më i madh është rritja e izolimit politik në Kosovë dhe pasojat e saj politike. Nëse Kosova vazhdon të ngecë nga pjesët tjera të Ballkanit, dhe nëse vendet e tjera fillojnë të distancohen nga qeveria e Kosovës, për shkak të parregullsive zgjedhore dhe akuzave të Dik Martit, kjo mund të ketë pasoja afatgjate dhe të paparashikueshme”, ka thënë Judah në një intervistë për BBC-në.
Comments are closed.
izolimi i Kosoves eshte mjet serb,para se te sulmojne kosoven:keshtu Milosheviqi deshti me izoluar kosovenpara se me pastruar,tash Tadici mendon per te njeten rruge!