Viti 2011 nis në mënyrën më të mirë për idhullin e adoleshentëve, Justin Bieber. “Vanity Fair” i ka rezervuar kopertinën adoleshentit, në të cilën ai paraqitet me “shenjat” e admirueseve të shumta. Brenda revistës gjendet edhe një intervistë e gjatë e Bieber, si dhe një foto e tij në plazhet e Karaibeve me Selena Gomez, duke u puthur. Zërat për një lidhje të mundshme mes tyre qarkullojnë prej kohësh. Por fotua ka sjellë reagimin e ashpër të fansave femra të Bieber. Shumë prej tyre janë shfaqur të zemëruara në Tëitter dhe madje nuk kanë munguar as kërcënimet në adresë të Selena Gomez. Njësoj siç ndodhi kohë më parë me Kim Kardashain, e cila pati një flirt me Bieber.