Në betejën mes internet browser, Mozilla ka arritur një fitore të rëndësishme. Ajo ka kaluar Internet Explorer në Europë. Lajmin e bën të ditur kompania e studimit të tregut të internetit, StatCounter. Tashmë Mozilla Firefox përdoret nga 38 përqind në Europë, pasuar nga Internet Explorer me 34.52 përqind. Browser janë programe të nevojshme për të naviguar në internet.