Një politikan në Filipine u qëllua për vdekje gjatë momentit që po fotografonte familjen e tij në ditën e Vitit të Ri. Rastësisht ai ka kapur në foto edhe vrasësin e tij teksa e qëllonte. Kjo ka ndihmuar policinë për të arrestuar vrasësin. Politikani, një këshilltar në Rrethin e Manilas, po fotografonte të shoqen, vajzen dhe vjehrrën.