Degjeneron seanca e parë e Kuvendit, Berisha fyerje e akuza ndaj opozitës

17 Janar 2011, 17:03Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha, duke debatuar me deputetet e PS gjate nje seance parlamentare, ku ka patur tension dhe debate ne lidhje me video-pergjimin Meta-Prifti

Kryeministri Sali Berisha, duke debatuar me deputetet e PS gjate nje seance parlamentare, ku ka patur tension dhe debate ne lidhje me video-pergjimin Meta-Prifti

Tensione të ashpra në Parlament gjatë seancës së parë të këtij viti. Shkak për tensionet janë bërë akuzat dhe fyerjet e ripërsëritura disa herë rresht nga Kryeministri Sali Berisha ndaj liderit të opozitës, Edi Rama dhe deputetëve të PS-së që i ka quajtur “budallenj” e “legena”.

Pas disa ndërprerjeve, Kuvendi ka miratuar rreth orës 21:00 ndryshimet në qeveri. Opozita nuk ka votuar, por ka qëndruar pranë foltores duke thirrur në drejtim të Berishës “O hajdut!”

Duke folur në fillim për videon “e montuar”, Berisha ka theksuar se atë e ka bërë një njeri që ka akuzuar babanë e tij. “Pak ditë më parë, kryetari juaj shfaqi një video. Me çakallin e tij e kishte bërë siç donte ai. Kishte montuar një pjesë që thoshte: kryeministri, direktivë për tenderin. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe. Pse, sepse kur ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij, që ka paditur të atin, Kristaq Ramën, në gjykatë dhe s’ka pranuar të bëjë analizën…”, ka deklaruar Berisha.

Të indinjuar, deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë dhe janë drejtuar pranë postit ku ulet kryeministri. Rojet e gardës janë vendosur në radhë për të shmangur ndonjë degradim të situatës, ndërsa kryetarja Topalli ka ndërprerë seancën.

Por ndërprerja, e vlefshme vetëm për kamerat, ka zgjatur pak dhe sherret e ashpra kanë vijuar. Kryeministri ka irrituar deputetët e opozitës me fjalorin e tij dhe akuzat ndaj kryetarit të PS, Edi Rama. “Ai zhveshi gruan e tij. Shkoni para selisë së PS dhe zhvishuni, që pas jush të zhvishet edhe kryetari juaj”, iu është drejtuar Berisha deputetëve.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi u është përgjigjur akuzave që kryeministri Berisha i bëri kreut të PSm Edi Rama lidhur me jetën private të tij.

Ruçi është shprehur se me deklaratat e tij, Berisha jo vetëm që ka treguar degradimin e qeverisjes, por edhe qëndrimin e tij indiferent ndaj nevojave të qytetarëve shqiptarë, që po e shohin më së miri korrupsionin në radhët e kabinetit të tij. “Ne i bëmë një ofertë sot kryeministrit, që të ikë e të largohet. Dhe tani mund të themi se Berisha po ikën, por po ikën nga mendtë. Sot, ti Berisha ike me ato që shqiptarët panë e dëgjuan. Sot shqiptarët panë e dëgjuan se si ti edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të tallesh. Edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të çirresh, të shash, të mashtrosh dhe të lësh Shqipërinë pa integrim dhe të jesh krenar. Edhe të jesh i korruptuar edhe të betohesh për ndershmëri”, i është drejtuar Ruçi-Berishës.

Deputeti socialist, në emër të partisë së tij, ka ripërsëritur apelin ndaj qytetarëve shqiptarë për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e 21 janarit. “U bëj thirrje të gjithë arsimtarëve, që më 21 janar të marrin në dorë fatin e tyre, u bëj thirrje mjekëve e infermierëve, që nuk kanë marrë ende rrogat e dhjetorit, që të jenë më datë 21 dhe ne do jemi aty bashkë me ta. 21 janari nuk është protesta për ardhjen e PS në pushtet, por është protesta kundër kësaj qeverie. Ky kryeministër, që duhet të kishte një fije mend për të kërkuar ndjesë për atë shfaqje të ndyrë, ka marrë peng Parlamentin. Nuk ka për të pasur demokraci dhe parlamentarizëm pa u larguar ky njeri”, ka theksuar Ruçi.

Më tej ai u ka drejtuar edhe një apel deputetëve të mazhorancës. “Deputetë të mazhorancës, juve s’keni faj sepse Berisha tallet edhe me ju dhe nëse keni ndopak guxim jeni ju që duhet të reagoni të parët”, ka thënë Ruçi. Seanca po vazhdon edhe pas fjalës së tij e tensionuar me kryeministrin që përdor një fjalor që irriton deputetët e opozitës.

Ruçi ofertë Berishës: Ik, largohu bllokqen

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci është shprehur skeptik për mbarëvajtjen e sesionit të ri parlamentar. Duke folur në seancën e parë për vitin 2011, Ruci ka deklaruar se edhe ky sesion do të dështojë, për shkak të paaftësisë së kryeministrit Berisha për të qeverisur. “Edhe ky sesion parlamentar, ashtu si të kaluarit, është i destinuar të dështojë për shkak të paaftësisë së kryeministrit për të qeverisur. Sot shqiptarët janë më të varfër se kurrë, më të shtypur se kurrë nga qeveria që është e zhytur në llumin e korrupsionit më të pashembullt në Evropë. Gjithashtu, shqiptarët janë të shtangur nga ajo që tregoi veprimin më të turpshëm të korrupsionit”, ka deklaruar Ruçi. Sipas tij, pasojat e kësaj keqqeverisjeje po i ndjejnë qytetarët shqiptarë, të cilët Evropa i la jashtë pikërisht për faj të pushtetit. “Demokracia shqiptare është në rrezik, korrupsioni është thelluar, ekonomia është rrënuar, bizneset po falimentojnë, media kërcënohet nga qeveria dhe gjobitet nga taksidarët. Dhe së fundmi, BE na la pas dere për të gjitha këto. Sepse kemi një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar. Kemi një Parlament të përdhunuar nga pushteti”, ka theksuar Ruçi.

Më tej shefi i deputetëve socialistë ka prekur edhe çështjen e hetimit të zgjedhjeve, të cilën sipas tij edhe pse e kërkoi faktori ndërkombëtar, e bllokoi kryeministri për të fshehur skemat e tij të manipulimit. “Hetimin e zgjedhjeve e kërkoi BE, e kërkoi Departamenti i Shtetit, e kërkoi gjithë bota. Por Berisha nuk e lejoi atë. Sot i madh e i vogël e ka kuptuar se Saliu nuk lejoi hetimin e zgjedhjeve, sepse e ndalon frika se skema e manipulimit të votave që zbatoi ai dhe kusarët e tjerë në qeveri do të zbardhej. Kaq shumë frikë nuk mund të ketë një kryeministër, por vetëm një burracak që ka lepurin në bark”, ka theksuar Ruçi.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit se, pavarësisht djegies së fletëve dhe mbylljes së listave në arkiv, opozita nuk do të tërhiqet nga beteja e saj. “Zoti kryeministër, nëse mendon se hesapin e zgjedhjeve me opozitën e ke mbyllur, e ke gabim”, i është drejtuar Ruci Berishës, të cilit, duke e quajtur si një kryeministër në ikje, i ka bërë ofertën e fundit të opozitës. “Ik, largohu dhe hapi rrugë vendit. Largohu dhe hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është oferta jonë e fundit, e shumicës së vërtetë shqiptare. Ke vetëm një rrugë, që ta pranosh atë”, ka shtuar Ruci.

Replika Berisha-Ruçi

Kryeministri Berisha i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, duke përdorur një ton të ashpër ndaj tij. “I nderuar zoti Ruci, këlyshët e bllokut lehin dhe nuk hanë, zogjtë e bunkerit nuk fluturojnë”, ka deklaruar Berisha, i cili i ka kujtuar Ruçit edhe episode të së kaluarës. “Me rroba grash je larguar ti nga Shqipëria. Me rroba grash të ka denoncuar kryetari yt. Ia ke mbathur me kostum grash. Pse i veshe është puna jote. Por për kërcënimet po ta them: këlyshët e bllokut dhëmbë nuk kanë dhe nuk kafshojnë. Ti vetëm sa nxore fytyrën si legen”, i është drejtuar Berisha Ruçit.

Ndërsa kryetari i grupit socialist ka tentuar të ruajë qetësinë duke ia kthyer kryeministrit me të njëjtën monedhë në epitete. Ruçi tha se “për ty Berisha thonë se nuk je bllokmen, por bllokqen”.

Më tej Ruçi ka huazuar një varg të shkrimtarit Dritëro Agollit ku etiketohet Berisha. “Në vendin tim/ në vendin tënd/ një i çmendur/ po çmend një vend”, tha Ruçi dhe i kërkoi Berishës të kërkojë falje shqiptarëve për fjalorin e përdorur. Sipas tij ai fjalor tregon se sa i varfër është kryeministri në argumente dhe se i ka ardhur vërtet ora për të ikur.

Berisha për opozitën

–  Përfaqësues të orgjive

–  Legena

–  Larva blloku

–  Mos bëni si budallenj

–  Jeni të rrënuar, ju s’duroni dot fakte

–  Jam dashnor i fjalës së lirë unë

–  S’kanë lind ata që më presin fjalën mua

–  Etërit tuaj të ngrihen nga varri, edhe klanet e drogës t’i sillni këtu nuk më prisni dot fjalën

–  Se ai që ka nxjerrë gruan e tij lakuriq

–  Zhvishuni të gjithë lakuriq

24 komente në “Degjeneron seanca e parë e Kuvendit, Berisha fyerje e akuza ndaj opozitës”

  1. Falcon says:

    hahahah cfare paradoksi ..te te quaj sali berisha njeri shpellash!!!!!! shpellat jane ne vucidol mer kasap i vucidolit..vetem shpellaret perdorin kete gjuhe mer burre prostitute……tu mblodh laku keq se e di qe do paguash mire. te gjithe ne shesh ti hedhim ne vendin qe meritoin fekalet

  2. england says:

    keto jane karakteristikat qe dallojne njerzit,nga kafshet!ne se kafsha ulerin dhe pastaj perdor briret ose putrat varet nga lloji kafshes,bisha Sali ofendon,shan,dhe bertet ngaqe po i rreshket pushteti,dhe bashke me te dhe planet per vjedhjet e rradhes,ne se kjo bishe e terbuar ja del dhe kesaj here pa u lagur shqipetaret te pregatiten per lukunine e ujqerve,dhe cakenjve qe presin ne rradhe per ta shqyer kete vend!!!A nuk ishte ky njeri qe ne mes te parlamentit i tha Ilir kokes Ilir floriri,ujku qimen e nderron por zakonin ska pse e harron,kur u be djal esnaf ky Iliri tani qe vjedhin dyshe,ne se Canes dikur i vodhen lopen dhe hajdutin jo vetem qe se kapen dot,por te sharat i mori i zoti lopes(per fat te keq ne kohen qe Canes i vodhen lopen nuk ishte ne krye te vendit ky qe ka mbushur shqiperine me teknologji moderne kompjuterike)sot kjo teknologji qe ky njeri aq shume e ka per zemer ja serviri shqipetareve ne ekranet e tyre hajduterine qe dyshja i holli dhe i trashi bejne ketij vendi cdo dite,prandaj kur bisha renkon nga plaget duhet goditja vendimtare ta plasin per toke,per mos me u ngrit me,21 janari do jete goditja vendimtare

  3. Bonna says:

    SKANDAL SKANDAL SKANDAL….nuk ka fjal tjeter per kte parlament…

  4. Claus says:

    Shume shpesh e degjova nga B. foljen, zhvishuni,zhvishuni lakuriq, kur i drejtohej burrave te opozites. A mos ishte nje kerkese e tille per nje kenaqesi homoseksuale qe i dilte thelle nga ndergjegja e tij? Ndoshta nga medikamentet e tipit psikofarmaka shfaqen fenomene anesore te nje devijimi hormo-seksual. Keto skena po i perktheja ketu ku banoj shoqerise time dhe menjehere lindi debati i ketij lloji. Nje burri 66 vjecar i dalin thelle nga brendesia e ndergjegjes shprehje te tilla ne forme urdheri si: Zhvishuni lakuriq, zhvishuni lakuriq! Si duket kur ka qene konviktor ne shkollen e mesme mjekesore dhe fakultetin e mjekesise, ne ate shoqeri djemsh mendja i ka punuar ne kesi skenash dhe sot i shtron si kerkesa ne parlament padashje. Ka nevoje per kurim teper te specializur nga psikologe dhe neuropsikiater. Ne perendim merret menjehere nen vezhgim te rrepte ndaj ketyre fenomeneve. Te ngrihet akuze per ngacmim seksual te tipit verbal te shprehur ne publik, ne TV e parlament!

    1. dymi says:

      Claus e firmos edhe une komentin tend.

  5. Epirioti says:

    Vendi eshte ne prag te anarkise, pas arratisjes se shpejte te klanit te ngushte te Berishes. Popull shqiptar kujdes ne kete periudhe te fundit te cmendurise dhe skemes se agjentures serbo-greke-arabe per te riperseritur renimin e shtetit dhe shfaqjen e luftes civile. Tregoni maturi dhe force, vendosmeri dhe zgjuarsi, qytetari dhe kulture. Promovoni koloset e RILINDJES KOMBETARE, “Me pushke dhe pene per memedhene”, e kjo nuk eshte thirrje per lufte se tri ore do Berisha te qerohet nga populli i tij por duhet zgjuarsia per te menaxhuar fitoren, pa ia lene te gjithe ne dore opozites, por duke nxjerre njerezit tuaj, qytetaret e respektuar, intelektualet, atdhetaret, Myslym Pashen, Idajet Beqirin, profesoret e juridikut dhe te ekonomikut. Eshte rritur nje gjenerate e re keto 20 vite qe mendon dhe do te eci si dhe europa, dhe politika jone e te dy kraheve eshte mbrapa ne kete drejtim, eshte shume ne lindje, shume ne jug e shume ne veri. Duhet perendim dhe vetem perendim, sic edhe beri Skenderbeu, pervjetori i vdekjes se te cilit ( 17 Janar 1468 ), u harrua nga te gjithe sot me veprime te uleta nga njerez te vegjel ne historine e Shqiperise.

  6. Epirioti says:

    Nuk me pelqeu fjalimi qe nuk tha asgje Gramoz Ruci, i ben thirrje Sales te liroje karriken dhe kaq. Jo mor Gramoz, jo. Beja te qarte qe Sala duhet gjykuar, Saliut duhet ti bllokohen miliarda euro qe jane te popullit, Saliut duhet ti sekuestrohen te gjitha pronat qe ia ka rrembyer shqiptareve. Dhe qe te deklarosh kete gje duhet te dalesh dhe te thuash o z. Gramoz se kete gje do behet edhe per pislleqet e tua me pallatet ne Tirane bashke me Ramen dhe ndertuesit e tjere rreth, jush. Duhet te deklaroni qe do bllokoni cdo pasuri te te gjithe funksionareve qe nga viti 1997, kur ne vriteshim e ju filluat pasurimin(PD e PS). Gjurmoni pasurite e Fatos Nanos, te Ilir Metes, bandes se klanit te ngushte te Berishes, pasurite e gjyqtareve, prokuroreve, avokateve, administrates se larte shteterore dhe ajo lokale ne Tirane dhe ne provinca te tjera. Fol Gramoz me gojen plot, lene politiken menjane se ajo e gangrenizoi vendin ne pseudodemokracine qe krijuat ju dy krahe te ish-PPSH-se. Fol Gramoz se populli te fale nese e ben kete gje per te miren e Shqiperise, e nese nuk flet keshtu tregon se po e beni kete show per interesin tuaj. Lereni nje here menjane postin, nuk eshte fundi i botes, dil edhe ti ne pension me Berishen se ju eshte bere by.. kallo ne ato karrike. Fol Gramoz dhe ti or Edi Ram se kete duan njerezit, dike qe do atdheun e jo pushtetin. Premto edi Rama se qeveria e ardhshme nuk do kete asnje nga emrat qe ndodhen ne parlament dhe as ti sigurisht, por specialist te fushave, dhe do shikosh se nuk iken me njeri nga godina e kryeministrise derisa Sala te qerohet nga tynelet e nendheshme, brenda tri oreve. Nese keni plan tjeter si opozite, nuk i realizoni dot qellimet, ne si popull do protestojme por nuk do kerkojme me teper. Nuk duam te jemi mish per top per synime ndrrimi pushteti.

  7. dymi says:

    Eshte i nervozuar i shkreti Don Kishot sepse i ka ngordhur Ilir Sancua me gjithe gomarin dhe Rosinantin. Tani i mbetet qe luften kunder mullinjve te eres ta beje me disa coftina te tjera qe nuk e ka te veshtire ti gjeje midis sherbetoreve.

  8. arber says:

    dakort me epirotin vetem se eshte shume e veshtire te mendojme se rama ruci do rrine menjane, une them se ne popull duhet te tregohemi te zgjuar, ne fillim te qerojme saliun i cili perfaqeson vetem 70% te se keqes, pastaj tipa si nano rama meta etj…mund ti shkaterrojme ne nje moment te dyte, nuk mund te shpallim lufte ne dy fronte.
    megjithate konfidoj ne ndergjegjen qytetare dhe europiane te popullit me 21 janar pa kthim mbrapa, kush terheqet (rama i pari) duhet te konsiderohet tradhtar.

  9. Epirioti says:

    Sot duhet te ishte nje dite me shkrime patriotike, duke perkujtuar Gjergj Kastriotin, diten e vdekjes se tij (17 janar 1468 ), por per cudi si gjithmone ne dite te shenuara historike disa histerike e shmangin me qellim te paracaktuar. Sot ne duhet te benim bilancin e ceshtjes kombetare, ne cfare niveli te realizimit te saj jemi, parashikimi dhe veprimi per te ardhmen, Kosova eshte e lire, por ende jo shqipatert ne Maqedoni dhe ne Cameri. Duhet te flisnim duke i bere presion politikes per hapjen e shkollave shqipe me ane te taksave tona dhe donacioneve nga dashamires te ceshtjes shqiptare, ne Greqi sidomos, ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Stamboll, ne Presheve e rrotull saj, ne Kalabri, Angli, Shba, gjermani e kudo ku ka gjak shqiptari. Duhet te mesonim nga njeri tjetri, nga gazetat, nga emisionet televizive, dicka me shume nga historia e Skenderbeut, nga vleresimi qe i behet atij ne europe edhe sot e kesaj dite (shpetoi europen dhe e ndergjegjesoi ate nga rreziku i hordhive turko-arabe, nga ndryshimi i fese apo riteve pagane shqiptare). Duhet te flisnim per atdhetaret tane nga Skenderbeu deri ne diten e Pavaresise, duhet te flisnim, njerezit do nxenin me shume sot, do ndjeheshin me krenar neser, do ndjeheshin me rebel ndaj kultures mjerane dhe orientale te politikaneve tane. Ajo c’ka arritur politika antishqiptare keto 20 vite eshte zhdukja e nje motoje, e nje ideali qe shqiptaret e ngriten me kaq mund qe nga periudha e Skenderbeut, nga rilindasit e hershem, emrat e te cileve jane zhdukur nga programet mesimore qe prej 15 vitesh. Duhet te flisnim per shume gjera per vendin tone, per historine tone, do argetoheshim dhe do ndjeheshim mire, do thonim: “Ia vlejti lufta e te gjitheve si me pushke ashtu edhe me pene, tani eshte koha jone te vazhdojme me tej e me lart”. Por, cfare kane pergatitur antishqiptaret tane politikane, estrade pornografike ne kete dite perkujtimoreje. Sot ne njehemi nervoz, te merzitur pa gjalleri se nje mut klase politike antishqiptare kerkon te ngryse popullin e tij. Sot duhet te ishte dicka tjeter, kete e di me siguri, sot nuk duhet te dilnin fare ne TV e media te tjera keta gjera te cuditshme(se nuk i quaj dot njerez).
    Sot duhet te ishte dita e Skenderbeut e sipas stemes se familjes se tij : “Princ i Epirit dhe i Shqiptareve”.

  10. Frederik says:

    Salen me sa duket e ka zene semundja e Lulit , pasi donte tua shikonte gjithe burrave deputete te Partise Socialiste. Sjellja per prostituim publik homoseksual qe u shfaq sot prej tij , tregon se qeveritaret semundjet i kane infektive prandaj ose duhet te izolohen te tere ne ndonje infektiv ose duhen rrethuar te tere me tela me gjemba.

  11. Frederik says:

    Respekte per komentin “Epiriotit”.

  12. Petrit Kola says:

    Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

  13. Petrit Kola says:

    Rrembeni kopacet!
    Kjo eshte lufte…

    1. zotrules says:

      Sa komente negative ben more aman! Kaq i etur per gjak je ti??? Apo le te derdhet, ne hale vafte; per sa kohe nuk eshte gjaku yt. Nuk ta them per gje, se nuk jam gjithmone kunder ngritjes se popullit ne kembe; por zakonisht njerezit qe bejne thirrje te tilla, sikur nuk i kane gjithmone interesat e popullit ne axhenden e prioriteteve, dhe pervec kesaj, gati gjithmone dalin te palagur vete, ngaqe duan ta kalojne lumin ne ura kufomash. Do te marre kopacet populli? Dil vete i pari me kopace aty. Beju shembull; jep shembullin tend. Se qe je duke bere thirrje per gjakderdhje, kjo eshte gje e sigurte sa c’eshte e sigurte qe kryeminister aty eshte Berishovici.

  14. Petrit Kola says:

    Saturday, November 13, 2010
    Protestat dhe thelbi i munguar

    Opozita shqiptare kryesuar nga Partia Socialiste vendosi t’ja nis perseri protestave me te njejtin refren “demokratik” duke rrezikuar qe protestat ose te deshtojne ose te shendrohen ne luften 20 vjecare brenda llojit se kush do ta grabise, shese e poshteroje me shume Shqiperine.
    Vet kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi se keto 20 vjete rezultatet e zgjedhjeve jane deformuar. Ai me kete rast e tha te verteten, duke perfshire edhe Bashkine e Tiranes. Ate c’ka nuk tha Edi Rama eshte, se kush e ka urdheruar ose me sakt kush i ka emeruar qeverite shqiptare. Ai mund te na thoshte gjithashtu se sa martesa te urdheruara politikanesh e zyrtaresh kemi qysh prej Luftes se Dyte Boterore. Pergjigja por edhe hamendja e ketyre pyetjeve na tregon se problemi ne Shqiperi eshte me teper kombetar se sa demokratik. Deshtimi i demokracise shqiptare e mjerimi shqiptar eshte llogaritur dhe planifikuar ne detaj si nje mjet per sabotimin e ceshtjes shqiptare dhe zhdukjes se shqiptareve si komb.
    Demokracia shqiptare dhe lufta per te nuk eshte gje tjeter por vecse nje farse duke ja nisur qysh nga ngjarjet teatrale te ambasadave e deri tek teatri i rrezimit te monumentit te diktatorit, nga krijimi i partive “opozitare” prej pardesyve te bardha e deri tek gjyqet e genjeshterta per zbardhjen e maskres se Shkodres.
    Perseri jemi tek njeshi, perseri flitet per demokraci me nje llogaritje cinike per deshtimin e saj!!!
    Natyrisht qeverite shqiptare kane funksionuar si organizata kriminale pasi ato ashtu jane konceptuar. Ku eshte e reja qe na sjell Edi Rama ne kete mes? Kete shqiptaret e dine dhe kane folur para tij, kur Edi Rama fshihej neper fshtara e krimi i organizuar shteteror bente kerdine mbi shqiptaret ne Gerdec.
    Ajo qe duhet te na thote Edi Rama eshte ajo qe shqiptaret po e thone prej kohesh, se kjo eshte qeveria me antishqiptare qe kane njohur trojet tona. Se ne rrezik nuk eshte vetem demokracia e munguar, por shqiptaria dhe teresia teritoriale e Shqiperise.
    Shqiptaret tashme jane ndergjegjesuar dhe e dine problemin e vertet te tyre ndaj jane me te avancuar ne kerkesat dhe veprimet e tyre se opozita zyrtare qe i “perfaqson”. Ata e shofin qarte c’ka i mungon protestave te opozites dhe si ne Tepelene, Himare, Dukat te Vlores e gjetke po e marrin vete fatin e tyre ne dore. Ata e shofin qarte se protestave opozitare i mungon ajo qe i ka munguar qysh prej 1990-tes. Asaj i mungon e verteta, i mungon elemneti kombetar. Mungesa e ketij elementi thelbesor ose do te rrezikoje deshtimin e protestave ose do ti shendroje ne nje ‘sukses” te llogaritur te demokracise me synim perfundimtar shkatrimin e shqiptareve dhe Shqiperise tejet te lodhur.
    Kjo Vjesht per shqiptaret duket e veshtire e Dimri i eger…
    Te gjithe me mundesite qe kemi le te ndihmojme ne lehtesimin e dhimbjes dhe mosboshatisjen e Vendit duke e shtuar presionin mbi politikanet dhe qeveritaret antishqiptar te te gjitha kraheve.

    1. dymi says:

      Pergjigje P Koles: kur te gjithe jane antikombetare, te gjithe perfshi edhe opoziten, atehere kush do ta shpetoje Shqiperine? Mos na thuaj se je per levizje rrevolucionare komuniste, se pastaj ja bere shume te lehte Saliut te qendroje sa te doje ne pushtet.

  15. bbb says:

    Mire ti behet shqiptareve trurathere qe votuan per Salen…

  16. Petrit Kola says:

    Oh, c’fare turpi!
    Gjithe ai sherr dhe asnje brinje e thyer!!!

  17. brace1 says:

    Sja vlen me te humbesh kohe per blloke qene ,principi i tyre eshte lufto,mashtro percaje e sundo,kta jane pas ardhesit e dulles,e ramiz kriminelit,sekretari su largua 1 here nga prehri i tyre,ka 20 vite qe mashtron me emrin e demokracise, por ne funde i doli ftyra e vertete komuniste i pa skrupullte,e i pa ndreqshem.

  18. dymi says:

    Filloi seanca parlamentare per vitin 2011. Fjalimi programatik i shokut Sali Enver Hoxha:
    -Futu ne shpellat e Gjures
    -Kelyshet e bllokut lehin por nuk hane
    -Jeni vesh me rroba grash
    -Kryetari i opozites ka zhvesh gruan ne plazhet e botes, zhvishuni edhe ju!
    -Askush nuk mund t’ia nderprese fjalen S Berishes
    -Ty Dash te kane qejf per orgjira
    -Legena,larva blloku,plehra,pisa, qyqare, zagare, budallenj, te renuar, trafikante, barone te droges.
    Sic njoftohemi nga Qeveria keto do te jene edhe prioritetet e saj gjate vitit 2011 per rritjen e nivelit ekonomik , forcimin e demokracise policore, integrimin ne grope dfhe kalimin ne krye te renditjes boterore per renimin ekonomik. Lum si ne! Shume shpejt po vjen dita qe shqiptaret te votojne per te cmendurin ne qofte se duan qe te sigurojne nje vend te parehatshem ne cmendinen tone te perbashket qe quhet Shqiperi.

    enver H

  19. njona njona says:

    po ska opozite ky vend…ka plehra ? skeni pik dinjiteti per te reaguar njerezishem…ju meritoni kohen e shkuar…burgjet e spacit…ate doni…

  20. xenilirise says:

    O Njona
    Jam kurioz cfare do thuash per Spacin, kur te lexosh Relacionin e Sekretarit te PPSH (kelyshit ne barken e bllokut) per INTERNIMIN e dy kolegeve????
    ASGJE, doemos ASGJE, se edhe foton ti nuk e ke pare…
    Sigurisht, ti edhe ne Diktature nuk je internuar e burgosur, por si edhe sot ke nxehur pellembet dhe gurmazin me thirrje DUMBABEN…
    E si ty ka shume ky vend, per fatin e keq te te gjitheve…

  21. saimir says:

    Kjo eshte foltorja qe disa te quajtur “Diplomate” kerkojne te fusnin me çdo kushte opoziten e sot ose heshtin ose siç thote edhe Meta pergatiten ti bejne mbrojtje zv/kryehajdutit Shqipetar.Kjo godine nuk eshte gje tjeter veçse siç e ka quajtur edhe i madhi z.RAMA “Parlamenti i trikolesheve”,ku ne te gjenden,skicofrene ,jargaxhij,ciniker,pisa,hajdute,servila,prostitutberes politike ,njerez te shitur,agjente 30 vjeçar,njerez qe çimkat e vendosura ne biseden Prifti -Meta u prish dhe i’u interferojne ne sinjalin e larget qe herpas here marrin.”N.q.se edhe kete here pra dt.21 nuk i largon pergjithmone keto plehra qe rrjepin kete popull,atehere le ti themi ç’do shqipetari qe ndjehet i tille largohuni nga ky vend ku “Cimka” drejton kete vend qe prej 20 vjetesh.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje