Meta hedh sytë nga votat

17 Janar 2011, 22:15Politika TEMA

Nga Enton Palushi

Para disa kohësh në internet qarkullonte një poster i një prej filmave më të njohur të aktorit Nicolas Cage “Zoti i Luftës”, veçse në vend të Cage, në poster shfaqej Sali Berisha. Filmi ka në qendër një tregtar armësh, që lëviz të gjithë nëntokën e trafikut në të gjitha kontinentet, por asnjëherë nuk arrestohet nga policia. Një agjent i interpolit bën të pamundurën për të kapur këtë njeri. Edhe pse e di që bën namin sa i përket trafikut të armëve. Në të vetmin moment kur kishte mundësi ta mbante 24 orë të burgosur, agjenti i Interpolit thotë se “do e bëjë me dëshirë këtë gjë, pasi nëse ai rrin edhe 24 orë pa punë, shpëtojnë jetë njerëzish”. Kjo fabulë është bërë e vërtetë për qeverinë tonë. Video më e fundit e Ilir Metës tregon se ai duhet mbajtur sa më larg pushtetit. Publikimi i saj ka një efekt të parikuperueshëm ndër njerëz, edhe pse Meta e Berisha mund të lodhen duke thënë të kundërtën.

Së pari, video konfirmoi atë që përflitet shpesh për kapjen e qeverisë.

Së dyti, video tregoi qartë se koalicioni mes Metës e Berishës nuk u ngjiz për asnjë arsye parimore.

Së treti, mënyra se si reagoi Meta e nxori hapur atë si mashtrues. Këtu përfshihen të gjitha qëndrimet që mbajti për dorëheqjen, për Priftin, për mediat, etj.

Së katërti, fakti që kjo parti po mban sërish ministrinë e shpallur zonë krimi, tregon që integrimi e qeverisja e mirë nuk është aspak qëllimi i tyre.

Por, edhe pse e dinë që efekti i videos është i parikuperueshëm në elektorat (disa thonë se nuk ka pasur ndonjë elektorat), sërish Meta e zyrtarët e LSI kanë nisur që të flasin këto dy ditë vetëm për zgjedhjet e 8 majit. Sigurisht fitorja në zgjedhje do të ishte një përmirësim i ndjeshëm i imazhit. Por askush nuk beson se do ndodhë çudia e Meta do fitojë vota. Ndaj më e besueshme është që zgjedhjet e 8 majit do jenë më të manipuluara se ato të 28 qershorit. Ndoshta për të vënë në jetë planin ogurzi që e ka zbuluar Dritan Prifti, për të marrë në dorë opozitën, ndoshta për të treguar në sytë e njerëzve që kanë disa vota, por mbi të gjitha, votat e këto palë zgjedhje u duhen dy njerëzve që kanë dëmtuar më shumë se gjithkush votën në Shqipëri, për të trembur drejtësinë e median, për tu treguar atyre se do jenë këtu e do qeverisin edhe më tej. Sinjalet e para i ka dhënë Berisha, qoftë duke luajtur me çmimet, qoftë me presionet policore. Kjo duhet parandaluar. Qoftë edhe duke mos hyrë në zgjedhje.

2 komente në “Meta hedh sytë nga votat”

  1. andi says:

    Kjo ceshtja Meta-Prifti eshte si e te ndjerit Kosta Trebicka me klanin Delijorgji-Mediu.Sa kohe qe Prifti dhe i ndjeri Trebicka punonin per klanin dhe benin para nuk ndiheshin,ne momentin qe ju preken interesat personale ne biznes apo pushtet u versulen si hijenat dhe u kthyen ne “pentito”.Cili eshte morali ketu???A mund te ma thote dikush???Po prokuroria,sherbimet inteligjente te shtetit a funksionojne valle??Apo marrin rrogen nga padronet ne qeveri apo shperblime nendore nga bashkia dhe flene gjume,neper kafe thashetheme.Dora qe te ushqen nuk kafshohet por lepihet…….morali i shoqerise tone……

  2. Epirioti says:

    Nuk me pelqeu fjalimi qe nuk tha asgje Gramoz Ruci, i ben thirrje Sales te liroje karriken dhe kaq. Jo mor Gramoz, jo. Beja te qarte qe Sala duhet gjykuar, Saliut duhet ti bllokohen miliarda euro qe jane te popullit, Saliut duhet ti sekuestrohen te gjitha pronat qe ia ka rrembyer shqiptareve. Dhe qe te deklarosh kete gje duhet te dalesh dhe te thuash o z. Gramoz se kete gje do behet edhe per pislleqet e tua me pallatet ne Tirane bashke me Ramen dhe ndertuesit e tjere rreth, jush. Duhet te deklaroni qe do bllokoni cdo pasuri te te gjithe funksionareve qe nga viti 1997, kur ne vriteshim e ju filluat pasurimin(PD e PS). Gjurmoni pasurite e Fatos Nanos, te Ilir Metes, bandes se klanit te ngushte te Berishes, pasurite e gjyqtareve, prokuroreve, avokateve, administrates se larte shteterore dhe ajo lokale ne Tirane dhe ne provinca te tjera. Fol Gramoz me gojen plot, lene politiken menjane se ajo e gangrenizoi vendin ne pseudodemokracine qe krijuat ju dy krahe te ish-PPSH-se. Fol Gramoz se populli te fale nese e ben kete gje per te miren e Shqiperise, e nese nuk flet keshtu tregon se po e beni kete show per interesin tuaj. Lereni nje here menjane postin, nuk eshte fundi i botes, dil edhe ti ne pension me Berishen se ju eshte bere by.. kallo ne ato karrike. Fol Gramoz dhe ti or Edi Ram se kete duan njerezit, dike qe do atdheun e jo pushtetin. Premto edi Rama se qeveria e ardhshme nuk do kete asnje nga emrat qe ndodhen ne parlament dhe as ti sigurisht, por specialist te fushave, dhe do shikosh se nuk iken me njeri nga godina e kryeministrise derisa Sala te qerohet nga tynelet e nendheshme, brenda tri oreve. Nese keni plan tjeter si opozite, nuk i realizoni dot qellimet, ne si popull do protestojme por nuk do kerkojme me teper. Nuk duam te jemi mish per top per synime ndrrimi pushteti.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje